2 shqiptarë rrezikojnë sigurinë kombëtare në Itali, të lidhur me organizata terroriste

6 Dhjetor 2017, 17:39Kronika TEMA

Autoritetet  italiane kanë dëbuar dy shqiptarë për të cilët thuhet se kanë pasur lidhje me organizata terroriste.

Mësohet se shqiptarët rezident në Puglia, janë dëbuar për arsye të sigurisë kombëtare dhe rrezikut që mun dtë sillnin për shoqërinë.

Mediat italiane shkruajnë se identiteti i të dëbuarve nuk dihet por me dy rastet e fundit numri i personave të dëbuar nga Italia, të konsideruar persona me lidhje ekstreme fetare, shkon në 232 nga 1 Janari 2015 deri më sot.

Ndërkohë sjellim në vëmendje se në muajin tetor autoritetet italiane dëbuan edhe dy persona, një shqiptar dhe një shtetas maqedonas.(TemA)

 

2 komente në “2 shqiptarë rrezikojnë sigurinë kombëtare në Itali, të lidhur me organizata terroriste”

  1. Klimax says:

    I debuan myslimet per rrezik te sigurise kombetare ne Itali ndersa ne Shqiperi e Kosove keta tipa jo vetem qe nuk jane nje rrezik, por trajtohen si “heronj”,”patriota” e “mbrojtes te identitetit kombetar”!!!!!!

  2. Ku shkojne mbasi debohen? Mjere ti O Shqiperi ne c’rrezik ndodhesh nga pjella jote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje