ISIS ngjall panik në Turqi, pranga 26 aktivistëve të huaj të lidhur me terroristët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia turke ka arrestuar 26 shtetas të huaj në Stamboll të dyshuar për lidhje me ISIS-in, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Sipas burimeve, të dyshuarit ishin në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Gjatë kontrolleve të qytetit, muajt e fundit janë arrestuar qindra aktivistë të dyshuar për lidhje me ISIS-in.

Midis të arrestuarve ishin dhjetra shtetas të huaj, shumë prej tyre nga Siria.

Shteti Islamik është akuzuar për kryerjen e të paktën pesë sulmeve terroriste në Turqi gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë sulmin në aeroportin “Ataturk” më 28 qershor të vitit të kaluar dhe në një klub nate në Stamboll gjatë kremtimeve më 1 janar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *