Zef Brozi: Berisha pranoi se lejoi drogën, duhej të ndiqej penalisht. FBI duhet të ketë më shumë

6 Dhjetor 2017, 21:33Politika TEMA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, i ftuar në Repolitix në Report Tv, komenton çështjet më të nxehta të aktualitetit politik si reforma në drejtësi, akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri për kanabisin apo dhe për mandatin e Kryeprokurorit.

Duke iu referuar çështjes së drogës, Brozi solli në vëmendje një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, i cili tha se kishte lejuar kultivimin e kanabisit në një pjesë të Shqipërisë për qëllime politike. 

“Lufta ndaj drogës, për fat të keq në Shqipëri droga mori përhapje jo vetëm këto vitet e fundit, dihet që një ish-kryeministër dhe një deputet sot e pohoi në Parlament se e kish lejuar mbjelljen e drogës në disa zona të Shqipërisë dhe nuk ndërhyri për arsye politike. Kjo ishte nje deklaratë që në çdo shtet ku funksionon drejtësia, ai mund të merrej edhe në përgjegjësi penale se del si bashkëpunëtor. Pra, droga në Shqipëri në mënyrë kaq masive nuk mund të mbillet dhe korret pa patur bashkëpunimin e disa institucioneve të shtetit”, u shpreh Brozi.

Do doja ta nisja bisedën me reformën në drejtësi, është një reformë që ka shumë pritshmëri tek publiku, ka nisur të zbatohet ligji i Vettingut, por ju si e shikoni zbatimin e kësaj reforme?

Gjëja pozitive është që legjislacioni është miratuar, dhe reforma ka filluar zbatimin të paktën formal të saj, ana jo e këndshme është vonesa e tejshkajshme, në zbatimin e reformës të cilat kanë dhe arsyet e tyre, së pari ishte bojkoti që iu bë organeve që do krijonin organet e reja të drejtësisë si rrjedhojë e bojkotit të opozitës. Në këtë aspekt do dëshiroja që kur bëhën ligje të mos lihen hapësira për bllokime të zbatimit të ligjit. Dhe ky ishte mbase difekti serioz që kishte legjislacioni i reformës që u dha mundësi atyre që donin të bllokonin reformën. Mendoj se reforma do të ecë në zbatimin e saj këtë muaj duhet përshpejtuar, të fitohet koha e humbur, është në interesin e gjithë shqiptarëve, që opozita dhe pozita të bashkëpunojnë që reforma të arrijë qëllimet për të cilat u krijua. Në këtë aspekt vlerësoj shumë rolin e qeverisë amerikane dhe të BE, të cilët po ndihmojnë me të gjitha mënyrat që reforma të mos pengohet dhe besoj që askush nuk do ta pengojë reformën në drejtësi përsa kohë qeveria amerikane dhe BE nuk do të lëkunden nga qëndrimi I tyre

Ju thatë që ligjvënësit lane ato boshllëqe në mënyrë që mund të përfitonin, ku i keni parë këto boshllëqe?

P.sh, boshllëku ku pozita dhe opozita kishin vende të barabarta në istitucione, ku opozita nuk paraqiti kandidaturat filloi bllokimi për disa muaj, në fakt në demokraci nuk është e thënë që patjetër të ketë konsensus, demokraci është kur shumica qeveris, shumica mban përgjegjësi, pakica bashkëpunon për të mirën e Shqipërisë. Pra, ai ishte bllokimi i parë por besoj që tani është tejkaluar, opozita dhe mazhoranca mbajnë përgjegjësi të barabartë që reforma të ecë sa më shpejt.

Ju shikoni këtë përgjegjësi të madhe tek mazhorancën duke i lënë këtë kartë të fortë opozitës për komisionet 50 me 50%? 

Mendoj që kjo ishte një zgjidhje politike dhe është tejkaluar, tashmë.

Vijmë tek momenti aktual, për të vënë në dyshim integritetin, pasurinë apo profesionalitetin e një gjyqtari duhet kohë, është një proces delikat, ka zëra se komisionet e Vettingut nuk janë në lartësinë e duhur, ju si e shikoni këtë proces, a do të arrijë të ndajë të mirin nga i keqi?

Qëllimi i reformes ky është që të bëjë diferencimin mes gjyqtarëve të ndershëm dhe atyre të korruptuar dhe mendoj që një vend kaq të vogël është e lehtë të merret vesh kush është i korruptuar. Po ju sjell rastin tim personal, unë isha për dy vite Kryetari i Gjykatës së Kasacionit dhe kisha një rrogë. Por nëse brenda dy viteve unë do të kisha bërë një vilë apo prona të tjera, nuk kishte nevojë që të bëheshin hetime të mëtejshme sepse ato para nuk do ishin me rrogën time të ndershme. Pra gjurmo pronën, gjurmo paranë dhe aty do dalë kush është i ndershëm dhe kush është i korruptuar. Po a kërkon kohë kjo? Varet sa do të jenë të impenjuar të gjitha institucionet, për të mbledhur dhe paraqitur prova dhe informacionin e nevojshëm, organeve të posaçëm të Vettingut për të bërë vlerësimet për secilin gjyqtar apo prokuror.

Pra, po thoni që nëse ka vullnet është shumë kollaj që të identifikosh një gjyqtar të korruptuar nga një i ndershëm?

Po dhe po të jetë vullneti dhe besoj që hapat kanë filluar të ndërmerren dhe unë shpresoj që kjo do të bëhët. Mbase sdo ketë mrekullira , por dicka do të arrihet.

Meqë përmendet pervojën tuaj personale, ka një perceptim në Shqipëri se shumica e gjykatësve dhe prokurorëve janë të korruptuar, dua tju pyes personalisht a keni patur gjatë kohës që keni shërbyer raste kur kanë tentuar tju korruptojnë?

Të jesh gjyqtar dhe prokuror kërkohen tre cilësi, së pari të jësh I ndershëm, së dyti kurajoz në zbatim të ligjit të mos ndikohesh nga përkatësi bindje politike sociale, dhe profesionalizmi. Unë mendoj se në Shqipëri gjyqtarët dhe prokurorët e kanë përgatitjen profesionale për të hetuar krimin dhe ndëshkuar korrupsionin. Cilësia më kryesore është ndershëmria. Një gjyqtar i korruptuar, një prokuror i korruptuar nuk ka dëshirën të ndëshkojë korrupsionin se ka frikën e vet. Dhe mendoj që në këtë aspëkt edhe organet e vettingut duhet të nisen nga dy cilësitë e para ndershmëria dhe kurajo.

Gjykatësit dhe prokurorët kane një argument sepse thonë që pagat janë shumë të uleta, 700-900 Dollarë, është kjo një arsye për mos dhënien e drejtësisë, pra a e bën paga një gjyqtar?

Së pari kushdo që pranon një post publik nuk e pranon atë që të bëhët i pasur, me rrogë shteti askush nuk bëhet i pasur, as presidenti i SHBA, as unë si nëpunës i qeverisë amerikane. Edhe këtu në Shqiperi me rrogë askush nuk mund të bëhet i pasur, as Presidenti, as kryeministri, as gjyqtarët dhe prokurorët, ata që duan të bëhen të pasur le të fillojnë biznes, le të bëhen avokatë etj., si këto. Shërbimi në këto poste është një privilegj që i bëhet personit. Për fat të keq këtu në Shqipëri disa politikanë i hynë politikës për tu bërë të pasur, disa duan të jenë gjyqtarë dhe prokurorë për tu bërë të pasur.

Kjo përvojë duhet të marrë fund, dhe merr fund kur të kenë frikë nga ligji, zyrtar i çdo rangu, president kryeminister ministër deputet, gjyqtar apo prokuror të ketë frikë nga ligji. Ajo që vë re në Shqipëri, pushtetarët nuk e kane frike ligjin. Unë e kam frikë ligjin dhe policin sepse tregoj respect për atë zyrtar të shtetit. Kur kjo të arrihet që njerëzit e thjeshtë dhe pushtetarët të kenë frikë ligjin ateherë edhe lufta ndaj korruspionit do të bëj një hap shumë të madh përpara.

Çfare prisni nga ky proces i vettingut? Një ndërhyrje radikale apo dicka kozmetike?

Ajo që pres është që kushdo që është I korruptuar të largohet nga sistemi, por nuk e di sa mund të jetë numri. Le tja lëmë organeve të vettingut që aq sa mundet të vecojnë të ndershmin nga të pandërshmit.

Fakti që anëtaret e komisioneve të Vettuingut janë zgjedhur nga të dyja palët e politikës e paragjykon procesin?

Ajo që me shqetëson është se në këto 27 vite të gjitha partitë kanë tentuar të kontrollojnë sistemin e drejtësisë. Nëse kjo situatë vazhdon edhe sot atehërë reforma e drejtësisë mund të mos jape rezultatet e pritura. Ne presim nga kjo reformë që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë kurajon të venë para ligjit kedo qoftë, zyrtarë për korrupsion, kryeministër ish kryeministër, president ish president, kryetar gjkate të Lartë ish kryetar të Gjikatës së Lartë, gjyqtar apo ish gjyqtar, këdo që ka vënë pasuri përmes korrupsionit.

Unë pres që institucionet shtetërore të gjithë këtë pasuri ta konfiskojnë dhe tja kalojnë shtetit. Si është e mundur që në Shqipëri një zyrtar i lartë, fjala vjen një ish kryeministër që mund të ketë vënë pasuri me korrupsion jeton për mrekulli jashtë shtetit pa punuar. Si ështe e mundur që një ministër apo ish ministër jeton i patrazuar me pasurinë e vënë me korrupsion. Duhet të marrë fund kjo gjë, korrupsioni duhët të ndiqet kudo që është. Kushdo duhet të ketë frikë nga ndëshkimi, nëse është apo jo në pushtet dhe kudo qoftë ai.

Kjo që thoni ka një bazë sepse zyrtarët tanë vetëdeklarojnë pasuri jashtë normales dhe askush nuk u thotë gjë. Si ështe e mundur, kemi të bëjmë me institucione që ata vetë kanë ngritur që të mos i ngacmojnë? 
Këtu është krijuar një klimë shumë favorizuese ndaj korrupsionit, është kthyër edhe në nëj cështje mentaliteti që nëse nuk korruptohesh nuk je I zoti. Shoqëria duhet të zgjohet. Korrupsioni nuk ka ngjyra politike, ka një ngjyrë. Biles të korruptuarit pavarësisht palëve politike merren vesh shumë mirë më njëri tjëtrin.

Ju ka bërë përshtypje fakti që 140 votuan reformën që në fund synon të përfundojë tek vetë ata? 

Ishte një surprizë, për mua sepse kishte ndër ata 140 shumë ishin shprehur kundër reformës. Ka qenë një dorë e fuqishme mbase duke shpalosur fakte për shumë prej atyre që kundërshtonin, frika i bëri që të votojnë, megjithatë tani reforma ka kaluar dhe duhet të ecë para. Motivet besoj të gjithë i dinë tashmë.

Një garanci për reformen qytetarët mendojnë se është faktori ndërkombëtra. A do ta cojnë deri në fund këtë betejë ata pavaraisht përpjekve të politikës vendase për ta penguar?

Besoj se po…

Por si? Sepse çdo hap ndërmerret nga institucionet tona?

Me këtë rast dua të sqaroj dicka, institucionet ndërkomebtare nuk do bëjnë rolin e prokurorit apo gjykatësit, insitucionet ndërkombëtare ndihmojë institucioonet shqtptare që kanë fuqi vendimmarrëse, por ligji shqiptar nuk u ka dhënë kompetenca vendimarrëse. Sigurisht që do ishte positive nëse do t’i jepeshe disa kompetenca hetimi FBI-së psh qe të merrte nën përgjigjesi penale zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë korruptuar apo dhe kriminelë të rrezikshëm.

Qeveria ka thenë se ne e kemi nje prani të FBI edhe sot, por çfarë do bëjnë ata agjentë? 

Nuk jam shumë në dijeni se çfarë ndihmë po japin ata, OPDAT apo BE por në përgjithësi ata kanë një rol këshillimor trajnues apo mund të ndihmojë me fakte që mund ti marrin në rrugë të ndryshme. Ne duhet t’u jemi shumë mirënjohës qeverisë amerikane apo BE për çdo ndihmë që do tu japin institucioneve shqiptare. Pra do të jene jenë insticionet shqiptare ato që nëse do të kenë vullnet do të luftojnë kurropsuionin apo krimin. Mos prisni që të huajtë të ulen në sallat e gjyqeve, apo ne karrigen e gjyqtarit shqiptar sepse nuk ua lejon ligji shqiptar. Kur ligji shqiptar tu japë këto kompetenca edhe kjo mund të bëhet si në rastin e EULEX në Kosovë.

Ju do të kishit dashur një rol më ekzekutiv të FBI-së?

Do ishte shumë mirë një rol me kompetenca më të mëdha edhe ne drejtim të hetimit, do ishte shumë mirë për Shqipërinë, por kjo është zgjidhje politike ligjore dhe varet nga marrëvëshja e dy qeverieve.

Shqipëria ka sot një problem me drogën, a e kërcënon të ardhmen e Shqipërisë?

Lufta ndaj drogës, për fat të keq në Shqipëri droga mori përhapje jo vetëm këto vitet e fundit, dihet që një ish-kryeministër dhe një deputet sot e pohoi në Parlament se e kish lejuar mbjelljen e drogës në disa zona të Shqipërisë dhe nuk ndërhyri për arsye politike. Kjo ishte nje deklaratë që në çdo shtet ku funsksionon drejtësia, ai mund të merrej edhe në përgjegjësi penale se del si bashkëpunëtor. Pra, droga në Shqipëri në mënyrë kaq masive nuk mund të mbillet dhe korret pa patur bashkëpunimin e disa institucioneve të shtetit. Shqipëria është shumë ë vogël dhe merret vesh gjithçka, pra shteti i ka të gjitha mundësitë të dijë ku po mbillet hashashi, i ka patur gjithmonë, jo vetëm sot. Tani duhet të vlerësojmë ato hapa që janë marrë për të luftuar drogën , shoh që qeveria vazhdon të marrë hapa për ta luftuar këtë fenomen.

Fenomeni I drogës nuk është vetëm çështje ligjore por duhet e gjithë shoqëria , duke filluar që nga familja prindërit , shkolla të bëjnë një punë për të parandaluar përhapjen e drogës tek fëmijët. Tek rinia tek secili. Këtu mbase mjekët duhet të nagzhohen më shumë për të prexantuar rreziqet e mëdha shëndetësore. Përhpaja e drogës është një femomen që ndodh edhe në SHBA apo në vendet e zhvilluara, kjo nuk fustifikon mbjelljen e Shqipërisë me hashash por ajo që du ate them është se do të jetë një luftë e gjatë kundër këtij fenomeni.

E keni ndjekur debatin mes palëve për këtë çështje, kam dy pytje këtu, së pari a ka kosto për qeverinë çështja Tahiri? Dhe e dyta siç ju përmendet Berishën për Lazaratin, a e ka kredon morale kjo opozitë të flasë për drogën?

Të drejtën për të kritikuar një femomen negative duhet ta kenë të gjithë por sa besim sa kredo ka opozita duhet të shohim se cfarë bëri ajo kur ishte në pushtet për ta ndaluar drogën. Nëse nuk bëri gjë, e mbështeti e lejoi drogën ajo nuk ka një kredo morale që të kritikojë për drogën por në aspketin e përgjithshëm kritikat ndihmojnë. Opozita ka rolin që duhet të jetë oponente e vazhdueshme dhe kontruktive e qeverisë. Një opozitë kontruktive e bën qeverinë më të mirë se e ruan nga gabimet ose ndihmon prokurorinë të ndëshkojë krimin dhe korrupsuionin.

Po ne rastin e shumicës a përbën një problem çështja e ish ministrit Tahiri?

Do të uroja që faktet të mos tregojnë që një ish-ministër apo ish-zyrtar i lartë të mos jetë i implikuar në tregti droge, por nëse faktet flasin ndryshe do të jetë një goditje e fortë për qeverisjen e sotme.

Dua t’i kthehem pak deklaratave të ambasadorit Lu për goditjen e peshqve të mëdhenj në janar, ju si i shikoni këto deklarata? Kanë kaq shumë informacion miqtë tanë amerikanë që mund të gozhdojnë këta peshq të mëdhenj apo është një lloj inkurajimi për institucionet shqiptare?

Së pari, është një fat që në Shqipëri është një ambasador që e do kaq shumë Shqipërinë, e kam njohur ambasadorin Lu para se të vinte në Shqipëri kam respect për të. Unë dhe gjithë shqiptarët duhet t’i jemi mirënjohës për kontributin që ka dhënë në këto vite dhe pa ambasadorin Lu besoj as reforma sdo kalonte. Fakti që ka folur kaq hapur dhe shqip, në çdo deklaratë që bën ai niset nga e mira për Shqipërinë. Kam dësgjuar se ambasadori Lu dhe ambasadorja e BE po cënojnë sovranitetin por u them politikanëve shqiptarë, lerini këto argument boshe. Jini mirënjohës ndaj tyre, dhe nëse ju jeni të korruptuar atëherë do kini frikë nga gjithë ata që kërkojnë ndëshkimin e korrupsionit.

Nga informacionet që ju keni, sa vëmendje ka administrata amerikane për Shqipërinë? 

Kësaj pyetje i përgjigjet shumë mirë ambasadori Lu, ai është përfaqësuesi i presidentit amerikan dhe ai përcjell politikën e qeverisë amerikane.

Ka patur shumë spekullime se ndryshimi I administratës amerikane do ndryshonte dhe politikën amerikane për Shqipërinë?

Faktet treguan se përkundrazi qeveria amerikane po e shton kujdesin dhe mbeshtetjn për vendet e Ballkanit dhe ndaj Shqiperisë.

Në fakt ata e kane shprehur shqtesimin e rrezikut rus, gjykoni se klasa jonë politike nuk është kaq e vëmendshme ndaj këtij rreziku?|

Penetrimi I rrezikut rus, rrezikut të tërrorizmit ekziston edhe në Shqipëri. Mënyrat bëhën shumë të rafinuara dhe këtu qeveria duhet të jetë shumë ë vëmëndshme. Mund të jetë dhe tendenca për të pushtuar ekonominë e Shqipërisë. Në këtë aspect do të dëshiroja që qeveria dhe Parlamenti të ishin shumë të kujdeshme në dhënien e koncesioneve. Mendoj që koncesionet e dhëna nga qeveritë ë Shqipërisë në këto 27 kanë qenë kundër interesave të vendit dhe këtu korrupsioni është Brenda. Të japësh koncesione strategjike vetëm një vendi, ne synojne të shkojme ne BE por ja japim shqiperinë një vendi jo europian ky është një rrezik që korrupsioni shqiptar ne 27 vite e ka neglizhuar dhe po I bën një dëm shume të madh shqipërisë.

Shqiperia mbetet nje vend pro aleatëve perëndimorë apo ka nuance për të shkrarë drejt hapësirave të tjera?

Tendenca ka patur për ta deviju rrugën europiane të Shqipërisë, ka patur që në 1992 dhe mund të vazhdojnë edhe sot nga individë të caktuar në pushtet.

A mund të përmendim ndonjë individ?

I dinë shqiptarët kush janë.

Po ku donin ta çonin Shqiperinë? 

Devijimi nga rruga eurpiane, nga lëvizja stundetore. Ajo që unë besoj, çdo tendencë për ta larguar Shqiprinë nga rruga e natyrshme do të dështoj” dhe reforma në drejtësi do ndikojë pozitivisht në këtë drejtim. Shpresoj që edhe BE të përshpejtojë procedurat për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Si i shikoni akuzat mes palëve në Kuvend?

Fjalori që përdoret në Kuvendin e Shqipëruise është i turpshëm, çedukues dhe jo eficent, politikanët e Shqipërisë po harrojnë pse janë zgjedhur në Kuvend, bëjnë më shumë lojra politike dhe për vetë merren vesh shumë mirë.

Profesor çfarë do të kishit dashur që të kishte Reforma në Drejtësi?

Siç e theksoni kam qenë shumë i interesuar për ecurinë e reformës e gjithçka në Shqipëri. Mbase mund të kishte zgjidhje më të mira për të zgjedhur një prokuror të Përgjithshëm të pavarur. Madje e kisha propozuar dhe e kisha dërguar me shkrim propozimin tim, por politikanët këtu i dinë të gjitha vetë. Do të ishte shumë mirë që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhje nga populli. Të caktoheshin kriteret ligjore të bëheshin verifikimet për figurën e kandidatëve, dhe kjo do të krijonte një Prokuror të pavarur nga politika. Në Amerikë ka përvoja që Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga populli. Në vendin ku jetoj unë ne votojmë edhe për Prokurorin e Përgjithshëm. Në disa shtete edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë zgjidhen nga populli. Ka përvoja pozitive. Gjithsesi pavarësia buron edhe nga zemra e atij personi që do të zgjidhet në atë detyrë publike. Se në të kundërt ai do të jetë shërbëtorë i politikës.

Por kjo ka kosto, si mund t’i thuhet jo këtij presioni? Sepse ju i thatë jo por u larguat nga sistemi…

Kjo duhet të marrë fund sepse kur ish-prokurori i përgjithshëm Maksim Haxhia u konfliktua filloi të mos dëgjojë urdhrat që vinin nga Presidenti u largua e hoqën nga detyra me disa sebepe. Të gjithë Prokurorët e Përgjithshëm, përveç këtij të fundit, më i pasuksesshmi, të gjithë janë hequr nga politika. Reforma në Drejtësi këtë duhet të synojë. Të mos ketë pushtet politika t’i largojë për arsye politike. Unë e provova vetë dhe sot jam emigrant. Brezi im e të gjithë ata të brezit tim që kishim investuar aq shumë për edukimin tonë dhe kishim ëndërr të bënim më shumë për vendin tonë nuk do ta dëshironim kurrë emigracionin.

E keni menduar ndonjëherë kthimin në sistemin Gjyqësor në Shqipëri?

Kthimi nuk është një zgjedhje individuale. Sepse ti mund të duash por ka nga ata që duan të të mbajnë larg sistemit. Unë as kam tentuar e as kanë tentuar të tjerë të më fusin në sistem.

Ju problemin e keni pasur me ish-Presidentin Berisha, po mazhoranca e majtë ka bërë një përpjekje?

Nuk kam pas asnjë kontakt të kësaj natyre, është zgjidhja e tyre. Unë dhe shumë shqiptarë të tjerë që janë në institucione të rëndësishme rehatin personale mund ta kenë atje ku janë. Ata që janë kthyer në Shqipëri duhen vlerësuar.

Është një Prokuror shqiptaro-amerikan që ka ndihmuar dhe Reformën në Drejtësi. Mund të ketë nga këta të rikthyer që të kenë integritetin dhe mospërzirjen me politikën… 

Ka individë të kësaj natyre. Ajo që unë them është se dyshoj në vullnetin e politikës për të pasur personalitete m integritet e që nuk pranojnë t marrin urdhra politike. Të shpresojmë që Prokurori i ri që do të zgjidhet dhe gjykatësit që do të dalin nga vetingu të jenë njerëz të ndershëm e kurajozë.

Do të doja të kalonim tek Reforma në Sistemin Zgjedhor, po diskutohet, por është një reformë që diskutohet mes dy aktorëve. Si e gjykoni rrugë të politikës shqiptare që Reformën në sistemin Zgjedhorë e vendosin kryetari i PS  dhe PD?

Në fakt për fat të keq, në Shqipëri gjithçka është vendosur nga kryetarët e partive politike. Ajo që për mua duhet të ndryshojë është mënyra se si zgjidhen kandidatët për deputetë dhe mënyra jo transparente e bërjes së ligjeve për Reformën Zgjedhore, marrëveshjet e sekondave të fundit për paraqitjen e kandidaturave në KQZ. Kjo praktikë duhet të marrë fund dhe shqiptarët duhet ët kërkojnë me insistim që Reforma të bëhet vitin që vjen, mos të bëhet muajin e zgjedhjeve apo gjatë zgjedhjeve.

Si e konsideroni marrëveshjen e 17 majit mes Ramës dhe Bashës? Ishte e sekondave të fundit apo jo? 

Ajo ishte një marrëveshje e imponuar mbase që opozita të futej në zgjedhje. Ana pozitive ishte që opozita të futej në zgjedhje. Edhe pse nuk arriti asnjë nga ato objektivat që kishte shpallur në çadrat e ngujimit, në këtë rast i bëj thirrje politikanëve mos të na i pushtojnë më rrugët me çadra. Ato nuk ju japin asnjë rezultat.

Duke ju kthyer sistemit, ka ende paqartësi, çfarë sistemi do të ishte i përshtatshëm për Shqipërinë…

Fillimisht them se sistemi aktual është sistemi më i keq që ka pasur Shqipëria. Është i pandershëm, korruptim dhe që duhet të marrë fund. Mendoj që më i miri është sistemi mazhoritar sepse lidh direkt kandidatin për deputet me zgjedhësin. Qytetari e dinë për kë do të votojë. Ky sistem është aplikuar në Shqipëri një pjesë mazhoritar-propocional. Mendoj që sistemi mazhoritar do të ishte më i miri. Për mua është më i ndershëm. Gjithashtu do të sugjeroja që në kushte e Shqipërisë 140 deputetë  e rëndojnë ekonominë shqiptare dhe nuk jep produktivitet. 80-100 deputetë do të lehtësonte shpenzimet e shtetit. Shpresoj që edhe në këtë aspekt politikanët të merren vesh. Ka qenë PD e PS  që i kanë bërë ligjet e me sa duket ata do ti bëjnë përsëri.

Që në 2008 Rama dhe Berisha menduan një sistem bipolarë, atë që ka dhe SHBA jeni dakord që pushteti të alternohet mes dy forcave apo t alternohet?

Qenia e një poli të tretë, por një pol real, mbase do të ishte mirë. Më shqetëson fakti që në Shqipëri ka kaq shumë parti. Kjo e çorienton elektoratin. 4-5 parti janë mjaftueshëm.

E keni kuptuar ndonjëherë pse shqiptarët i kanë kaq shumë qejf partitë?

As vende me miliarda banorë nuk i kanë kaq parti. Ka qenë e turpshme që në zgjedhjet e kaluara disa kryetarë nuk kandiduan nën emrin e partive të tyre, por në emër të PD. Çfarë vlere ka ajo parti?

Megjithatë ka një mendim të gjerë që PD e PS e kanë ezauruar ciklin e tyre, por nuk shohim një forcë të re të papërlyer e frymëzuese, mendoni se në Shqipëri duhet një forcë e tillë, apo po këto dy parti do ta çojnë përpara?

Një parti e tretë apo dy parti të tjera do të ishte kontribut po të ishte një pol përfaqësimi sa më i gjerë që t kishte sa më shumë anëtarë. Ndërsa copëzimi u jep shanse dy partive të mëdha që të mbijetojnë për shumë vite.

Kthehemi tek modaliteti. Votimi dhe numërimi elektronik, si e gjykoni këtë çështje?

Po jap një përvojë nga unë si votues në javën e dytë të nëntorit të këtij viti. Pashë një ndryshim në mënyrën e votimit. Deri në këtë vit kemi votuar me kompjuter. Këtë vit votimi ishte ndryshuar në votim me fletë.

Pse? 

Mbase edhe për arsye sigurie, nga ndërhyrjet në sistemin elektronik. Ky është një shqetësim në shumë vende. Si votova unë: të jepej fleta e votimit, të kërkojnë kartën e identitetit, të kërkojnë t thuash me zë adresën e plotë ku banon e më pas në një tavolinë përkrah thonë: Zef Brozi është gati për të votuar. Më jepet fleta e votimit, e plotëson me stilolaps jo me laps. Ne votuam për Guvernatorin, për Sherifin, për Prokurorin, për Bordin e Edukimit të shkollës, për mbajtësin e thesarit të qytetit dhe për referendumin. Pasi e plotësova fletën të tregojnë skanerin për të lexuar votën. Çdo votues e fut vetë votën në skaner. Votimi ishte manual numërimi elektronik. Pasi mbaron numërimi i votës del në ekran që vota juaj u numërua, dhe vota futet në dosje dhe lihet në një tavolinë tjetër aty. Mbase kjo përvojë, pra votim me fletë votimi dhe votim elektronik, mund të jetë efikas për Shqipërinë.

Pse mendoni se votimi elektronik mund të kishte risqe në Shqipëri… 

Së pari edhe për faktin se do krijoheshin probleme serioze teknike dhe jetojmë në një botë ku shqetësimi i ndërhyrjeve në sistem është i madh. Plus që votimi elektronik do t kushtonte edhe shumë. Zgjidhjet janë po të jetë vullneti që i jep zgjidhje edhe shqetësimeve të opozitës.

Po për fenomenin e blerjes së votës keni një zgjidhje?

Për sa kohë politika do të ketë vullnetin dhe paratë për të blerë vota, dhe qytetarë, që për fat të keq e pranojnë, do të jetë ky fenomen.

Por si ndalohet me ligj kjo?

Ai deputet apo ai kandidat që kapet duke shpërndarë trasta mielli, e para të arrestohet aty e t’i jepet ndëshkimi më i madh, se të arrestosh atë fukarain që mori ato para sak nevojë për Reformë sepse njerëzit e varfër janë ndëshkuar për çfarëdo lloj krimi. Duhet të arrihet që të mos guxojë kandidati apo politikani të blejnë vota. Kjo arrihet jo vetëm duke e vënë në letër që ndalohet shitja e blerja e votës, por me zbatim të rreptë të ligjit.

Si zgjidhet kjo çështje? 

Në zgjedhjet në SHBA ku unë votova për referendum ishte se nëse isha dakord që qyteti të lëshojë një fond për ndërtimin e një shkolle të re të mesme dhe riparimin e një shkolle 8-vjeçare. Nëse ne si qytetarë jemi apo jo dakord. Ajo që më shqetëson në Shqipëri është fakti që në Shqipëri i janë mbyllur shtigjet referendumit. Kjo është shenjë e autoritarizmit të politikës shqiptare. I bëj apel Parlamentit ta ndryshojë. Populli duhet të ketë të drejtë të marrë pjesë në vendimmarrje nëpërmjet referendumeve.

Pyetja fundit ka të bëjë me ’97-ën. Çfarë ishte sipas jush, një marrëzi kolektive apo papërgjegjshmëri e politikës shqiptare?

’97-ta ishte rezultat i korrupsionit dh krimit shtetërorë. Fakti pse u ngritën qytetarët ishte sepse humbën gjithçka kishin në firmat piramidale të mbështetura nga qeveria e institucionet të cilat fituan edhe para prej firmave piramidale. Ajo që më shqetëson është se edhe pas zgjedhjeve u bë një amnisti për ’97-ën. Ata që e shkaktuan ’97-ën i ke edhe sot në politikën shqiptare.

Përgjegjësi e ish-presidentit Berishës është e qëllimshme apo si pasojë e mungesës së përvojës?

Faktet tregojnë se firmat piramidale kishin një mbështetje të plotë të institucioneve të Shqipërisë. Edhe kur institucione serioze ndërkombëtare u kërkuan ti mbyllnin, institucionet shqiptare nuk i dëgjuan. Besoj që firma e parë piramidale ishte ajo e Ajdin Sejdisë. Dëshirën për t fituar e ka çdo qytetarë por shteti ka detyrimin moral dhe ligjorë që të ndaloj mashtrimin për qytetarët e saj, por kur shteti bëhet pjesë përfituese e firmave piramidale shteti është pjesëmarrës në firmat piramidale.

Shumë krime janë bërë në këto 27 vite, një pjesë e madhe të pandëshkuara. Besoni që janë mbyllur, apo do vijë dita që do të ndëshkohen?

Reforma në Drejtësi nëse nuk arrin të ndëshkojë ato krime monstruoze, nëse nuk i kthehet këtyre krimeve, përfshirë 21 janarin, Gërdecin, abuzimet me kontratat e prokurimet publike, atëherë Reforma nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh. Ndëshkimi duhet të fillojë nga zyrtarët më të lartë.

http://shqiptarja.com/home/1/zef-broziberisha-pranoi-se-lejoi–drog-nduhej-t–ndiqej-penalisht-457707.html?pos_1

3 komente në “Zef Brozi: Berisha pranoi se lejoi drogën, duhej të ndiqej penalisht. FBI duhet të ketë më shumë”

  1. Nora says:

    Berisha duhet tē hetohet.
    NA futi drogën në Shqipëri.
    Mbolli të keqen që vazhdoi të rritet.
    Do ta paguaj ,edhe para ZOTIT!?

  2. Berishovici ka pranuar shume faje dhe krime,por kush ta denoj.

  3. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI BROZI.

    JAM SHUME DAKORT QE QENDRIMI NDAJ TE GJITHE POLITICANEVE TE JETA SA ME I THELLUAR, KORECT , ME FACTE DHE E HETUAR GJATE GJITHE PERIUDHER QE AI KA QENE NE DETYRE.
    PERSA I PERKET AMBASADORIT AMERIKAN Z. LU MENDOJ SE KENJE DOZE TE LARTE SERVILIZMI. SI JURIST I VLERESUAR, JU DUHET TE TREGOHENI ME I DREJTE DUKE JU PERMAJTUR DETYRAVE TE AMBASADOREVE DHE TI KRITIKONI ATA NESE E KALOJNE LIMITET PER DETYREN E TYRE. KJO DO TI BENTE MIRE EDHE POLITIKANEVE TANE PER TE KUPTUAR VENDIN E TYRE DHE TE MOS PERDORIN MBUROJEN E TE HUAJVE. ATA DUHET TE KUPTOJNE SE DETYRA E TYRE ESHTE TI SHERBEJNE SHQIPERISE DHE JO TE SERVILOSEN QE T’JU PELQEJNE TE HUAJVE. PER MUA TE GJITHA VLERESIMET E TE HUAJVE NUK KANE ASNJE VLERE SE ATA MBAJNE KRAHUN E QEVERISE DHE NUK JU DHIMBET SHQITERIA AQ SHUME SA NE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje