Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: I vetmi pakt që ka nevojë Shqipëria është…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur ftesë se 3-të të Ramës për një pakt kombëtar për hapjen e negociatave dhe për Prokurorin e Përgjithshëm.

Përmes një statusi në facebook Basha thotë se i vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Më tej kryedemokrati thotë se mbështet… “Kushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut”.

Postimi i plotë i Bashës:

I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve.

Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit.

Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt.

Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo.

Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qytetarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare.

Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit.

Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet.  (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: I vetmi pakt që ka nevojë Shqipëria është…”

  1. Moisi Golemi says:

    Pergjigje gomari

  2. BERISHA LARGOHU says:

    Shqiptaret kane votuar Ramen dhe Rama i ka numrat per te zgjidhur prokurorin!

  3. vang says:

    Ky ,gjoja, dashka drejtesi,dhe po behet me katolik se Papa.Duke nuhatur se PS,nuk do ti mjaftojne votat ,shpreson te vene prokuror te perkohshemm kandidaturen e tyre me besimin se kjo procedure do zgjatet ,sepse edhe PS mund te mos votoje kandidaturen e tyre,ata te kene me shume kohe ter te perfituar.

  4. kashi says:

    prandaj o koke shtypur te theret qe sebashku ta fillojme me prokurorin!

  5. Grand says:

    Basha! Keto duhet ti deklaroje para se paku 1 viti.
    Tani po mashtron. Mashtron popullin te parin! Turp te keshe! Ndyresire! S bere nje gje per kete popull. Vetem e vodhe, e vrave, e shite dhe tash e genjen, edhe per oren! Shqiptaret kane mbi 2000 vjet we luftojne e presin te jene pjese e Europes! Sepse janed pjese natyrale e saj or cuni i Xhelalit!
    Z.RAMA! Sa me shpejte reformen ne drejtesi! Dhe me shpejte Vetingun ne politike!

  6. fati says:

    U be pisi te vere kushte!!! Ik qerohu se edhe opozites i ka ardh ne maje te hundes me po—t e tua!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *