Daja dhe Lilaj: Skënderbeu i motivuar, ta mbyllim me sukses Europa League

7 Dhjetor 2017, 11:58Sport TEMA

Trajneri Ilir Daja dhe mesfushori Sabjen Lilaj dolën në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së fundit të fazës në grupe të Europa League, kundër Young Boys, ku folën për këtë përballje.

“Duke parë pozicionet e ekipeve, nuk kemi pretendime, për shkak se çështja e kualifikimit është zgjidhur tashmë. E rëndësishme për ne është të vijojmë me rezultatet pozitive, por dëshirojmë të promovojmë dhe disa lojtarë të rinj, të kondicionuar nga mungesat e shumta.

Motivimi? Edhe pse nuk ka shanse kualifikimi, vijmë në këtë ndeshje 100 % të motivuar. Duhet ta mbyllim sezonin europian pozitivisht, ashtu siç edhe e kemi filluar. Skënderbeu ka luajtut si i barabartë me të gjithë. Duhet të jemi 100% të motivuar për të mbajtur ritmin e treguar në këtë sezon, si në Kupat e Europës, edhe në kampionat.

Kualifikimi peng? Mund të them që takimin në Beograd nuk meritonim ta humbisnim. Edhe në ndeshjet e luajtura në Shqipëri mund të merrnim më shumë, por u kondicionuam nga dëmtimet. Nuk kam çfarë ju kërkoj më shumë lojtarëve, kemi arritur diçka të madhe deri këtu. Çelsi i suksesit është padiskutim bashkëpunimi, duke nisur nga presidenti, tek lojtarët dhe stafi administrativ i klubit. Elementi më i fortë është shpirti i skuadrës. Kemi mentalitet fitues”.

Nga ana e tij, Sabjen Lilaj shtoi: “Jemi shumë të kënaqur me rendimentin e treguar dhe arritjet në Europë. Jemi të motivuar, pasi luajmë për të rritur koefiçentin dhe për premion. Nuk është vetëm Lilaj i rëndësishëm, tek Skënderbeu janë të gjithë të tillë. Unë mundohem të jap më të mirën. Ndjehemi të lodhur, sigurisht, por e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme situatën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje