Elvira Dones e zhgënjyer me Ramën: Shqipëria është kthyer bastion i drogës

Ajo ka qenë një kundërshtare e egër e Sali Berishës, në kohën e qeverisjes së Shqipërisë nga ky i fundit.

Por, shkrimtarja e njohur Elvira Dones tashmë është zhgënjyer edhe nga Edi Rama, të cilin e mbështeste publikisht gjatë kohës që ishte në krye të opozitës.

Dones ka thënë një intervistë për portalin zviceran ‘Der Bund’, ku është pyetur për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ajo ka thënë se do të duhet kohë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, për shkak të qeverisë së korruptuar.

Shqipëria është një bastion i tregtisë së marijuanës dhe kokainës, politikanët kanë vetëm një qëllim kur janë në pushtet: pasurimin personal”, ka thënë ajo, ndërsa shtoi se duket se tashmë brezi i saj duket i lodhur me këtë situatë dhe po heq dorë nga përpjekjet për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri.

Dones prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Elvira Dones e zhgënjyer me Ramën: Shqipëria është kthyer bastion i drogës”

  1. xx says:

    Mire e ke ti moj moter:Ikeput nje kritike nga larg pa u thelluar shume dhe je ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *