EMRAT/ Nga Artan Boci, tek Rovena Gashi: Hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Në Kryesinë e Kuvendit është hedhur shorti për caktimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj janë përzgjedhur si anëtarë të KED nga lista e Gjykatës Kushtetuese dhe Vitore Tushaj, anëtare zëvendësuese po nga kjo listë.

Artan Broci u përzgjodh si anëtar nga lista e Gjykatës së Lartë, ndërsa anëtari zëvendësues u zgjodh Shkëlzen Selimi.

Rovena Gashi u zgjodh pa short anëtare e KED si e vetmja kandidate nga Prokuroria e Përgjithshme.

Gentjan Trenova dhe Fatjona Mençe u përzgjodhën gjithashtu pa short si anëtarë të KED nga prokurorët pranë Gjykatave të Apelit.

As për anëtarin zëvendësues të Prokurorisë nuk u hodh shorti, pasi nuk pati kandidatë. Drejtuesja e shortit, Vasilika Hysi tha se nuk do të ketë anëtarë zëvendësues për këtë institucion.

Lista nga gjyqtarët e Apelit përbëhej nga 83 kandidatë nga ku shorti përzgjodhi Enton Dhimitrin dhe Fatos Qaton si anëtarë të KED.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “EMRAT/ Nga Artan Boci, tek Rovena Gashi: Hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”

  1. Shpetim says:

    U pjerdhshi me Veting. Keni vene ne krye gjygjtaret me te korruptuar, te cilet jane dhe militante te thekur te PD. Vetingu o popull eshte nje vizion imagjinar. Harrojeni drejtesine, perderisa e tere politika eshte e kriminalizuar. Me Politikane kriminele dhe veglat e tyre ,gjygjtare hajdute , mos shpresoni se ky vend do te behet. Si mund te zgjidhen keta palo gjygjtare per te zgjedhur kush do te rri e kush do te largohet nga gjygjtaret e prokuroret kur keto jane maja e piramides, qe me zullumet ebera i kame shkaktuar trauma ketij populli? Nese vazhdohet keshtu do arrije nje moment qe populli ka per te bere vetegjygjesi dhe keta mij nuk do kene vend te futen, ose njerezit te deshperuar do marrin rrugen e emigrimit. Rruge te mesme nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *