REAGIMI/ SHBA dhe BE të prerë: Adriatik Llalla duhet të largohet urgjentisht

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim, me anë të së cilit ambasadori Donald Lu shprehet se ligji për prokurorin e ri, është i qartë.

Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.

Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, thuhet në reagimin e Lu.

Gjë që do të thotë, se sipas Ambasadës amerikane, mandati i Adriatik Llallës si kryeprokuror ka përfunduar dhe tashmë ai duhet të zëvendësohet.

Ndryshe nga sa pretendon PD dhe LSI, që kërkojnë të mbajnë ende Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Por kush ishin rekomandimet e misioneve të OPDAT dhe EURALIUS dhënë rreth dy javë më parë?

Sipas tyre, prokurori i Përgjithshëm i Parakohshëm duhet të zgjidhet nga Parlamenti në bazë të ligjit për Prokurorinë e Përgjithshme.

Dy misionet ndërkombëtare flasin qartë për kriteret që duhet të përmbushë personi, të cilit do t’i besohet përkohësisht organi i akuzës.

EURALIUS dhe OPDAT saktësojnë se në periudhën kalimtare mandati i këtij prokurori të Përgjithshëm do të jetë i përkohshëm dhe së fundmi, dy misionet kujdesen të theksojnë se ligji për regjimin kalimtar nuk përcakton në mënyrë të qartë kuorimin për zgjedhjen e tij, por thjesht parashikon një zgjidhje të përkohshme nëpërmjet një vendimarrje të Kuvendit.

Ndërkohë, dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit për të zgjedhur një prokuror me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Thënë me fjalë të tjera, ky krokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm do të mund të zgjidhet edhe me vetëm 36 vota.

EURALIUS dhe OPDAT thonë se Parlamenti nuk ka autoritet kushtetues, ose ligjor që të zgjasë mandatin e kryeprokurorit aktual, pas skadimit të mandatit të tij.

Përkundrazi, thuhet në opinionin e tyre, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Ndërkohë, për këtë çështje, përveç Ambasadës së SHBA-së, ka reaguar edhe Ambasada e BE-së.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend.

Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thuhet ne reagimin e BE. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “REAGIMI/ SHBA dhe BE të prerë: Adriatik Llalla duhet të largohet urgjentisht”

  1. ali vlora says:

    O plehra sdoni ta kuptoni apo se besoni qe mbaruat.

  2. Aa says:

    👍🏻👏🇺🇸🇦🇱🇪🇺

  3. Jimi says:

    Per keta horra koncepti “Demokraci” eshte i panjohur, keta vete dhunen kane njohur dhe vetem nga ajo kane frike dhe prandaj prej saje duhet ta pesojne!

    1. Aleksander says:

      Diçitura e fotos ; Please…pirdhu !

  4. FRANCESKO says:

    kurvat e PDdhe LSI NUK DUANM QE TE BEHET VITNGU PRANDAJ KERKOJN TIKUN PREJ LLASTIKU SE ME ATE MUND TE BEJNE CTE DUAN ATIJ JEPI TE MBJELLI KRIPEN SE ANDEJ ESHTE

  5. "BOHOTINA" says:

    Zoti Ambasador! Mirnjohje nga nje popull i tere. Qe te mos lakohet gjate nga politika jone shterpe, vendosni veton. Keta tanet mendojne se ka te drejte ai qe flet me shume dhe i fundit. Prokurori dembel, servil, i varur nga politika dhe jo nga kushtetuta duhet te ikij.

  6. loni says:

    Faleminderit SHBA, Faleminderit Donald Lu !

  7. Love this picture…..it implies so much…

  8. Alban Dega says:

    SALI FLORIRI NE MBROJTJE TE GJYDMAGJELIY TE VET

    PETRIT VASILI SHPALL PUSHTUES SHBA DHE BE !

    Opinione mbi fakte

    CILET JANE PUSHTUESIT E SHQIPERISE SOT !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pushtuesit e vetem te Shqiperise sot janr korrupsioni, kusaria, pandeshkueshmeria e Saliqit te 14 – te “Ligji jam une” Luli e Gita, Medihoxha e Xeni, Pollo e Likja, Sllobodanka e Kryemadhja… “ Banda e Gangstereve “ .
    Pushtuesi i sotem kryesor i Shqiperise eshte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e qe kontrollon cdo gje !
    Pushtuesit e vetem te Shqiperise jane Kucedrat qe i ka kapluar paniku i Shtetit Ligjor dhe Vetingut, Reforma ne Drejtesi e nuk po lene gje pa bere per te shpetuar koken dhe plackitjen e Shqiperise !
    Cili pushtues i Shqiperise e rrenoi, e shkretoi, e sakatoi… e zhberi te pakten shtate here ne me pak se 25 vjet Shqioerine si
    keto kucedra !?
    As Cezari, as Pompei, as Cincizkhanit, as kryqtaret e as otomanet, as cetniket e Pashicit e as nazifashistet, as terroristet e Aleksander Rankovicit e as paramilitaret e Arkan Milloshevicit… askush si kjo Kuceder krimi e atdherrenimi, atdheshitjeje e atdhezhberjeje deri nen “ Kuoten Zero “ !
    Drejtesi! Ligj !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Meqe pushtues banda juaj e gansgstereve quani pikerisht BE-ne dhe SHBA -ne… kjo eshte zgjedhja e sovranit !
    Vetem sovrani dhe jo ju Kucedrat e korrupsionit dhe Krimit percakton sovranitetin e shtetit shqiptar !
    Mbi vullnetin e sovdanit nuk eshte askush !
    Ne populli, me Popullin e per Popullin eshte shtylla e demokracise dhe cdo shteti demokratik !
    Vox Populi Vox Deux !
    Zeri i Popullit…. Zeri i Zotit !

  9. fati says:

    Asnjehere nuk e kane dash drejtesine, por vecse mashtrimin dhe intigen, me emrin PD dhe Lesh e Li.

  10. Manioti says:

    E bukur foto. I tregon deren.

  11. Antonio bandiera says:

    A e kupton populli i varfër por jo budalla që shqipërin e volli Iliri ..Saliu dhe Basha . Tahiri për atë që bëri në shalë të gomerve të shkojë se ja hapi gojën hajdutëve duke bërtitur kapeni hajdutin populli nukë duhet të mashtrohet se i panë ça i punohet atij populli kur bashkohet Iliri me Saliun si dikur Fiqirete Shehu me Nexhmie Hoxhën gruaja e Ilirit dhe e Saliut.

  12. Saliu says:

    Ndyresira Llalla jo vetem qe duhet te largohet por ti sekuestrohet cdo gje e vjedhur dhe ti verifikohet puna qe ka bere . Me e mira do te jete te shkoj ne burg ne vend te hajduteve qe ska denuar duke iu marre leke. Shpresoj qe prokuroria te behet nje institucion serioz dhe te veproj per cdo njeri perpara ligjit qofte ky edhe presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *