Ndahen çmimet letrare 2016/ Kumbaro: Dy fitues dhe 10 libra që duhen lexuar!

7 Dhjetor 2017, 12:01Kulturë TEMA

Mbrëmjen e djeshme janë ndarë çmimet letrare 2016. Në ceremoninë e  ndarjes së këtyre çmimeve, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro teksa falenderoi jurinë tha se “përzgjedhja e tyre profesionale tregon se është krijuar tashmë një brez autorësh shqiptarë që nuk japin më arsye të quhen të rinj, por shkrimtarë të mirë, të pjekur, solidë”.

IDLIR AZIZAJ fitoi Çmimin e madh letrar për vitin 2016 me novelën dramaturgjike“Shekspirotë” Botime Toena
dhe DIANA KASTRATI është fituesja e Çmimit për Përkthimin 2016 me romanin“Kanali Musolini”i Antonio Pennacchi-t, botuar nga shtëpia botuese Dituria.

Të vështirë e kishte Juria Letrare e këtij viti përzgjedhjen e fituesve në një bateri librash, autorësh e përkthyesish shumë të mirë. Nuk e fsheh që nuk ua kisha aspak zili pozicionin ku duhet të zgjidhnin 2 nga 10. Por dua të falenderoj Primo Shllaku, Flutura Açka, #ElsaDemoBajram Karabolli dhe #LisandriKola, që me këtë përzgjedhje i ofrojnë publikut një listë librash shumë të mirë, të cilat duhen blerë për vete e pastaj duhen ndarë me miq.

– Përzedhja e tyre profesionale tregon se është krijuar tashmë një brez autorësh shqiptarë që nuk japin më arsye të quhen të rinj, por shkrimtarë të mirë, të pjekur, solidë.

– Përzgjedhja e kësaj skuadre krijuesish tregon gjithashtu se përkthyesi është po aq krijues sa dhe shkrimtari, dhe se përkthimi nuk është gjë tjetër veçse arti i rishkrimit të veprës letrare.

Shembulli tipik është Romeo Çollaku që përzgjidhet edhe si autor i librit të vet edhe si përkthyes i Kavafis-it, bash si mjalti në teh 

– Dhe së fundi kjo përzgjedhje tregoi gjithashtu se teksti dramaturgjik shqiptar po del me krijime të suksesshme dhe dinjitoze.
Dhe në fund gjithmonë ka vetëm një fitues!

Ndërsa ju mund të lexoni shumë libra:

LETËRSI SHQIPE
1. Ardian Kyçyku – INCOGNITO (roman), Shtëpia Botuese NAIMI
2. Erion Papagjoni – NJE BURRE MES DY GRAVE (dramë), Shtëpia Botuese ADA
3. Idlir Azizaj – SHEKSPIROTET (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese TOENA
4. Meritan Spahija – VEGIMET E FUNDIT (tregime), Shtëpia Botuese FIORENTIA
5. Romeo Çollaku – MJALT NË TEH (roman), Shtëpia Botuese ZENIT

LETËRSI E PËRKTHYER
1. Agron Tufa – TRISTIA (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE
2. Diana Kastrati – KANALI MUSOLINI (roman), Antonio Pennacchi – Shtëpia Botuese DITURIA
3. Ermira Danaj- NJË FRYMËMARRJE JETE, PASIONI SIPAS G. H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese OMBRA GMG.
4. Luljeta Lleshanaku – Bija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese ALBAS
5. Romeo Çollaku – POEZI TË ZGJEDHURA, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese ZENIT2; – shkruan Kumbaro në Facebook pas ndarjes së çmimeve ku ka postuar edhe këto foto.

 

1 komente në “Ndahen çmimet letrare 2016/ Kumbaro: Dy fitues dhe 10 libra që duhen lexuar!”

  1. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Zonja Kumbaro! A na e rekomandon Rita Petron ta lexojme? Mo po ç’behet keshtu, sikur ne nuk dime apo nuk bejme. Te shkretat kafshe qe nuk shkruajne dot poezi per ato qe bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje