Skënderbeu, Daja: Europa na do aq shumë sa nuk na jep as vizat, arbitri më kërcënoi…

Trajneri i Skenderbeu foli pas humbjes se pesuar sot ne ndeshjen e fundit te fazes se grupeve te “Europa League”.

Daja u shfaq i revoltuar ne prononcimin pas takimit duke ironizuar se Europa na do aq shume sa nuk na jep vizat.

Tekniku i bardhekuqve foli dhe per debatin me arbitrin e ndeshjes.

Si duket Europa na do kaq shumë sa nuk na jep vizat. Sot s’kishim asnjë sulmues. Soue ishte i dëmtuar, ndërsa Xhejms nuk mori vizën.

Arbitri nuk na dha një penallti dhe erdhi në kërcënoi se do të bënte raport pas ndeshjes.

Ishte katastrofë, nuk di ç’të them. Donim ta mbyllnim me vendin e tretë, por nuk kemi ç’të bëjmë.

Osmani? Ai ishte në rolin e ‘ekranit’ në fushë. Është shtatlartë dhe me Osmanin në lojë, ekipi merr qetësi?

Taku pak minuta? Ishim të kushtëzuar nga mungesat për të bërë ndryshime në formacion. Pas dy ditësh luajmë në Laç dhe nuk mund të rrezikonim gjithë kontingjentin për një kompeticion që tashmë jemi larguar.

Demte? Kur një lojtar e zhvendos nga pozicioni i tij natyral nuk mund t’i kërkosh shumë. Sot mori një notë pozitive, sepse levizi shumë.

Nuk ishim ne nervozë, por arbitri. I thashë gjyqtarit që s’mund të më qëndronte aq pranë në momentin që po bisedonte me mua. Jo ai, po askush s’ka shanse të më rrijë aq afër. Secili ka hapësirën e tij dhe mund të bisedojë me mua atje ku ka vendin e tij.

Jam i kënaqur me sulmin. Gavazaj është kthyer në gjendjen e tij më të mirë. Soue është pikë e fortë pasimi apo edhe për të hapur zonat për lojtarët e tij. Kemi Xhejms që edhe pse nuk ka luajtur në rolin e tij është shumë i aftë në atë që i kërkohet.

Sahitit i duhet pak kohë që të përshtatet. Gjithashtu kemi në ekip edhe Gripshin dhe Kelmendin. Kemi vërtet potencial në sulm”, tha trajneri Ilir Daja. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *