Skënderbeu e mbyll me humbje aventurën në “Europa League”

Skënderbeu e ka mbyllur me humbje aventurën e saj në kompeticionin e “Europa League”.

Korçarët humbën në duelin e fundit të fazës së grupeve kundër skuadrës zviceriane të Young Boys me rezultatin 2-1.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh të besuarit e Ilir Dajës nuk arritën dot që të ruanin epërsinë duke e mbyllur me humbje këtë aventurë të dytë në historinë e saj në një nga kompeticonet më të rëndësishme europiane siç është “Europa League”.

Talenti Enis Gavazaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të të pjesës së dytë duke përfituar nga një gabim i portierit kundërshtar.

Por, gëzimi i bardhekuqëve nuk do të zgjaste shumë pasi vetëm pas katër minutash në të 55-tën vendasit barazojnë gjithçka me anë të Hoarau që mposhti Orges Shehin.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit në minutën e fundit vendasit gjetën dhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 94-të me anë të Assle që përfitoi nga një hutim në mbrojtën e Skënderbeut për ta dërguar topin në fund të rrjetës.

Pas kësaj humbje të hidhur Skënderbeu e mbyll në vendin e fundit fazën e grupeve me pesë pikë të grumbulluara.
Një eleminim me kokën larët për skuadrën shqiptare e cila arriti që të bëjë një performancë dinjitoze në këtë kompeticion. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Skënderbeu e mbyll me humbje aventurën në “Europa League””

  1. Kulmaku says:

    Shitje e turpshme. Mos i zini bese ekipeve shqiptare.Te pabese.Prandaj edhe stadiumet shqiptare jane porhuaj bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *