VIDEO/ Rama ftesë opozitës për një pakt kombëtar për negociatat dhe kryeprokurorin: I kemi votat vetëm por…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bullgari ku po merr pjesë në Samitin për integrimin e Ballkanit në BE Rama ka përsëritur ftesën ndaj opozitës për një pakt kombëtar për hapjen e negociatave.

Në një deklaratë për median Rama gjithashtu i bëri thirrje Bashës që ta bashkëpunojnë sëbashku për zgjedhjen me konsensus të Prokurorit të Përgjithëm, duke i kujtur këtij të fundit se maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur kreun e ri të akuzës,

“Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat.

Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet t’i konsiderojë e ti trajtoj si të tilla”-  tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *