8 Dhjetori, Spiropali: Sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane

8 Dhjetor 2017, 17:06Politika TEMA

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka bërë një mesazh me rastin e 8 Dhjetorit, ditën e rinisë.

Përmes një postimi në facebook Spiropali thotë se sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane.

Me tej ajo nuk ka lënë pa thumbuar dhe opozitën duke thënë se … “Në Parlamentin tonë kusur mos të lëmë për të mbrojtur ndryshimet mes nesh, por për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë”.

Postimi i plotë i Spiropalit

Në dhjetor 1990 studentët kërkuan Shqipërinë si gjithë Europa, pra kthimin e Shqipërisë në sofrën e familjes së saj natyrale. Ajo thirrje e brendshme e ulëritur së jashtmi ishte më e fortë se çdo konferencë, çdo kongres, anti-miting, parakalim. Ishte, mes tjerash, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e thellë e të qënurit një nga vatrat më të hershme të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë dhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar.

Sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane. Institucionet e Bashkimit Europian edhe pse të ngërthyera nga ngurrimi për zgjerim prej politikave populiste lokale, janë të gatshme të na afrojnë në vatrën e përbashkët. Shqiptarët duhet të bashkohen për realizimin e kësaj aspirate madhore.

Duhet t’i flasim Europës dhe botës të gjithë me të njëjtën gjuhë. Në Parlamentin tonë kusur mos të lëmë për të mbrojtur ndryshimet mes nesh, por për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë. Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjesimit të kundërshtarit duke plagosur vet Shqipërinë. Mundemi! Kemi dashurinë, vullnetin, përvojën, dhe gjithçka duhet për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë.

Gëzuar 8 Dhjetorin ! Rroftë Shqipëria ! (TemA)

4 komente në “8 Dhjetori, Spiropali: Sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane”

  1. e di says:

    KTO JANE BERE EDHE HUMORISTE SOT !
    GJATE GJITHE KOHES JANE TREGUAR TE PAAFTE TE BEJNE SHTET
    MADJE NE PARLAMENT MUTI I VJETER LESHON ALA AVULLIN E TIJ
    DHE KNOQ HUNDET E POZITARVE
    GJITHCKA E PRESIN NGA BOTA E HUAJ –
    ( DO AJO BEN DREJTESI NE SHQIPERI -S’DO BIE PERSERI BANDEN ISLAMIKE NE PUSHTET )
    PRA POZITARET GEZOJNE POSTET DHE OFIQET
    NDERKOHE QE RRUGEVE TE TIRANES TE DUKET SIKUR JE NE ARABISTAN

    NGA PELLITJET E ARABEVE MAJE MINAREVE TE DJALLIT
    E JANULLATOSI DO DALI PER KRISHTELINDJE TE UROJE PERSERI SHKATERRIMIN E ME TEJSHEM SHQIPERISE

    KTA JANE SI AI BEBJA QE KUR E MERR NE KRAH BOTA QESHIN
    KUR E LEN POSHT QAJN

    RRUGA DREJT EUROPES NUK BEHET NGA RETORIKA BOSHE
    THJESHTE PER MEDIA
    (sigurishte se kam personalishte me politikanen bukuroshe ,por ne pergjithsi me pushtat tane te dashur )

  2. Kaonia says:

    Boll ti moj mashtruese.Si ke vene syzat sot .

  3. Jeta funit says:

    Pu pu pu doli dhe travestiti spiro me fol. Kjo xhepiste hajdute ordinere me salarjonin ne krah. Mortja qe ste ha moj plehre. Leket qe grabite sdo i hash ne rastin me te mire do i blesh ilaçe. Debile

  4. edi asllani says:

    Ik moj sh rre lahu nje here pastaj fol per 8 Dhjetorin ti se bashku me ata qe bejne metingje duke mbajtur portretin e merhumit qe nuk dua ti permend emrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje