De Biasi: Jam në listën e Australisë, por nuk ka asgjë konkrete

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mund të ketë pakëz Itali në botërorin e radhës në Rusi, i pari pas 70 vitesh, ku “axurrët” nuk do të marrin pjesë. Pas eksperiencës negative në stolin e Alaves-it, ish tekniku i Shqipërisë, Gianni De Biasi mund të emërohet në stolin e Australisë.

Italiani e konfirmon për “Tmw Radio” interesimin nga federata australiane dhe e pranon se pati edhe kontakte me ekipin e Crotone-s, që më pas zgjodhi Valter Zenga-n.

“Crotone më kontaktoi dje, por nuk pati shumë këmbëngulje. Sa i përket Australisë, diskutimet vazhdojnë që prej verës. Unë u takova me ta, por nuk ka asgjë konkrete.

Jam në listë, ashtu si edhe kolegë të tjerë që të punoj nëse më gjedhin.

Nuk do të ishte e lehtë, por do të më pëlqente shumë. Jam i bindur se mund të bëj mirë duke pasur një eksperiencë prej më shumë se 5 vitesh me kombëtaren shqiptare, e cila më mësoi dhe më dha përvoja me rëndësi në menaxhimin e grupit dhe në eksperiencat ndërkombëtare.

Spanja  – “Jam i bindur se atë sfidë mund ta kisha fituar, por kur përballesh me të tilla sfida duhet që të jesh i bashkuar dhe i bindur rreth objektivit, që ishte vendi i parafundit, duke qenë se para meje, skuadra kishte marrë 0 pikë në 6 takime. Me mua në 7 përballje, e rritëm mesataren e pikëve nga 0 në 0.9 pikë.

Klubi vendosi ndryshe e kjo më befasoi. Në vështirësinë e parë, që nuk e pashë kush ishte nisur nga premisat e mëparshme, ata më shkarkuan dhe kjo më shqetësoi shumë. Futbolli spanjoll ka një nivel të lartë, pasi edhe ekipet e sapongjitura në La Liga mund ta mundin Realin, niveli teknik është shumë i lartë dhe nuk është rastësi që në vitet e fundit, ekipet spanjollë kanë dominuar në Europë. Kjo do të thotë shumë”, sqaroi tekniku italian.

I gatshëm për Italinë – “Pikë së pari dua një president të federatës që i ka idetë e qarta, që e njeh terrenin jo vetëm në terma ekonomike dhe financiare. Që ka një ide edhe për projektin teknik dhe taktik.

Pastaj uroj një përfshirje më të madhe të klubeve, sepse kombëtarja duhet që të shndërrohet në shtëpinë e të gjithëve. Duhet që të ndërtohet një “klub Italia”, sepse të veshësh ngjyrë e kaltërduhet që të kthehet të jetë gjëja më e bukur nga të gjitha.

Tommasi? Ka qenë ish lojtari im, një djalë inteligjent, i mirëkuptueshëm, që ka eksperiencë në këtë fushë. Trajneri? Ka shumë alternativa që mund ta bëjnë këtë detyrë. Ancelotti do të ishte një zgjedhje e goditur, edhe pse mua më duket se ai nuk dëshiron të angazhohet në këto moment në këtë projekt. Shikoj se shumë kandidohen në gazeta, por duhet kuptuar që të drejtosh një kombëtare është dyshe nga kur drejton një klub.

Duhet një qasje ndaj gjërave totalisht ndryshe. Unë jam shumë i hapur për një telefonatë, por duhet parë nëse ata janë të hapur për këtë. Nëse duan të më takojnë, i pres krahëhapur”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *