Dita e Rinisë, Basha thirrje të rinjve: Kur ne bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe Lulzim Basha ka uruar Ditën e Rinisë përmes një mesazhi ku shprehet se të rinjtë  ndryshojnë botën kur bëhen bashkë.

 

 

Basha thotë se Partia Demokratike lindi bashkë me lirinë politike në dhjetor 1990.

“8 dhjetori 1990 është një ditë e madhe jo vetëm sepse atë ditë u rrëzua diktatura, por edhe sepse ajo tregoi forcën e njerëzve të bashkuar për liri dhe dinjitet njerëzor. Kur të rinjtë bëhen bashkë, ata ndryshojnë botën.

Kur ne të gjithë bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për atë forcë, atë idealizëm, atë kurajë kundër të keqes.

Partia Demokratike, e cila lindi bashkë me lirinë politike në dhjetor 1990, do të jetë përherë në ballë të përpjekjeve për liri e demokraci. Gëzuar 8 dhjetorin!”, shkruan Lulzim Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Dita e Rinisë, Basha thirrje të rinjve: Kur ne bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal”

  1. Amy says:

    Ik or budalla se nuk ke as cipe e as turp, mashtron dhe genjen ne drite te diellit, Mbeten te rinjte te vine pas teje, po perse ? te mesojne si i vodhe parate e rruges se Kombit, apo si urdherove te prisheshin provat per 4 te vrare ne bulevard, apo qe nuk bere asgje 4 vjet ne Bashkine e Tiranes, Do te te mblidhen aq sa tu ,mblodhen ne cader, derdimen njeri bosh, pa koke, ik or Bashe,

  2. shqiptari nga Shqiperia says:

    Kujtoheni me nostalgji ate date dhe vit , 8.12.1990 , ajo dite nuk vjen me , iku per tu mos u kthyer kurre , Shqiptaret nuk bejne kurre nje gabim dy here ………..

  3. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Levizja studentore e dhjetorit, nuk lindi per ti dhuruar pushtet, vraseseve te protestuesve !!!

    Thirrja per te qendruar , ne Shqiperi,per te pare se si do jetoj Basha,mes miljona $ te vjedhura,eshte per te rinjte nje drame tjeter.

Lini një Përgjigje te shqiptari nga Shqiperia Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *