I hapet rruga për tu shpallur Monument Kulture/ Kumbaro vë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit!

Shtëpia e Abat Doçit në Shkodër, është vënë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës, e cila i hap rrugë me këtë vendim shpalljes monument kulture të kësaj ndërtese me vlera historike.

Lajmin e pohon ministrja Kumbaro me një status në Facebook, ku shkruan se institucioni qe ajo drejton ka vene ne mbrojtje shtepine e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik por edhe si një objekt arktiektonik interesant.

“Në Shkodër i thonë ‘Shtëpia e Abatit’ ose selia e shoqërisë ‘Bashkimi’, falë së cilës kemi alfabetin e shqipes. Fjalori i ‘Bashkimit’, sikundër u quajt në motet më pas, sipas alfabetit latin, u miratua në Kongresin e Manastirit (1908)

Ministria e Kulturës vë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik por edhe si një objekt arktiektonik interesant. Më tej çdo bashkëpunim është i rëndësishëm për ta restauruar atë”, shkruan Ministrja e Kulturës, e cila ka publikuar edhe këto foto.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/4-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/4-8.jpg","attachment_id":"810487"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/5-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/5-6.jpg","attachment_id":"810488"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/2-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/2-10.jpg","attachment_id":"810489"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/abat-do-ci-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/abat-do-ci.jpg","attachment_id":"810490"}]

3 komente në “I hapet rruga për tu shpallur Monument Kulture/ Kumbaro vë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit!”

  1. Lii says:

    Paska nje plan me hapnje butik tjeter ne Shkoder kjo

  2. nord.al says:

    Dakord per shtepine e Abatit, po me shtepine e Luigj Gurakuqit cfare do te behet ? Rrin me plot ndere perkrah te gjith korifejve te kombit shqipetar ndesa shtepija e tije qe ishte monument kulture dhe mbrohej nga shteti, sot eshte zhdukur me themel dhe ne vend te saje eshte ndertuar nje tjeter shtepi. Une mendoj se shteti vete ka dore ne kete krim.

  3. Dashamiri says:

    Miratimi per tu shpallur monument kulture shtepia e abat Doçit eshte nje vleresim me se i merituar. Abat Doçi ndonese nje perfaqesues i klerit katolik i nderuar dhe respektuar nga Vatikani, duke e derguar ambasador ne disa shtete , nderkohe eshte dhe nje nga atdhetaret me te medhej te kombit shqiptar, i cili ka luftuar edhe me arme ne dore per pavaresine e Shqiperise, ne kundershtim edhe me ligjet fetare. Eshte me se e merituar shtepia e tij si monument kulture, sepse ai eshte themeluesi i alfabetit qe kemi me pak ndryshime edhe sot. Themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali eshte shprehur : 2 Ne e beme si e beme Shqiperine, por Doçi do ta bente pa ne me mire se ne”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *