Icardi paralajmëron Juven: Ky është një tjetër Inter

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vendi i parë në Serie A, objektivi Champions dhe ëndrra e titullit kampion, por edhe ajo më e afërta që është sfida kundër Juventusit, si dhe zërat e merkatos.

Për të gjitha këto tema, Mauro Icardi, golashënuesi më i mirë i kampionatit italian deri më tani, ka folur në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Mbi të gjitha, ai thotë se ky i sivjetshmi është një tjetër Inter.

“Kemi mentalitetin e duhur. Jemi të qetë, konkretë e të sigurtë. Tashmë duhet që edhe tifozët të bëjnë punën e tyre për të na dhënë një ndihmë në këtë aspekt”, shprehet argjentinasi i zikaltërve.

Objektivi për t’u përmbushur, siç shpjegon kapiteni zikaltër, është “hyrja në Champions League, por nëse 3-4 javë nga fundi i sezonit do të jemi ende në vendet e kreut, atëherë do të nisim të mendojmë edhe për gjëra më të mëdha”.

Prova e vështirë në Torino, me Juventusin kampion në fuqi, do të thotë shumë për ecurinë e zikaltërve, edhe pse herën e fundit që janë takuar dy skuadrat në “derbin e Italisë”, përfundoi gjithçka mes polemikash, me ndëshkimin me të kuq të Perisiç dhe skualifikimin e vet Icardit.

“Nëse ndodh sivjet ajo që ndodhi një vit më parë, besoj se trajneri do të na presë kokat. Tensioni shkakton shakara të hidhura, por sot dimë t’i menaxhojmë më mirë të tilla situata, e për këtë jam i bindur. Kemi mentalitetin e duhur për të përballuar një ndeshje të këtij niveli”, thotë Icardi.

Po sa i përket zërave të merkatos? Në Spanjë flasin për vizita mjekësore me Realin në fund të vitit, por Maurito mohon gjithçka, duke i quajtur “budallallëqe”.

“Jam mirë në Milano dhe këtë e dinë mirë të gjithë. Sa i përket merkatos, për këtë duhet të mendojnë të tjera, kam Ëandën që flet me klubin dhe të interesuarit”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *