Rebelimi i mjekëve dhe Urgjenca e “QSUT”, si një model!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bledi Lumani

Të gjithë mjekët e Urgjencës, me përjashtim të shefit të tyre, raportohet se kanë dhënë dorëheqjen.

Ata ankohen për mbingarkesë punë dhe mos-respektim kontrate.

Për shkak të disa problemeve shëndetësore të familjarëve të mi, muajt e fundit më është dashur të shkoj disa herë në QSUT, dhe fillimisht në Urgjencë.

Kam shkuar edhe në Urgjencën e “Ushtarakut” në mes të natës.

Dhe kam mbetur i befasuar nga shërbimi: I shpejtë, cilësor, mjekë të kujdesshëm, të sjellshëm dhe shumë profesionistë.

Por mbi të gjitha, përshtypje fantastike më kanë bërë infermierët e rinj, me një shërbim, kujdes dhe durim shembullor.

Dhe këtë e bënin pa të parë nga duart, siç ndodh rëndom nëpër spitalet tona.

Të tillë ka plot në fakt, kur iu hyn procedurave të tjera mjekësore, deri kur shkon në operacion, pasi është kthyer në një ligj të pashkruar, që ti duhet t’i paguash mjekët dhe infermierët për shërbimin që merr.

Sepse edhe nëse nuk i paguan vetë (një kulturë e shëmtuar shqiptare kjo), mjekët ose ta lënë të nënkuptuar që duhet të paguash, ose të dërgojnë infermierët për të bërë “pazarin” se sa duhet të paguash për operacionin që do të kryesh ti apo familjari yt.

Të gjithë e kanë provuar këtë të paktën një herë, ose kemi rrëfimet e miqve e familjarëve, që e kanë kaluar këtë eksperiencë.

Por në Urgjencë, për aq sa kam parë, ryshfeti pothuajse është shmangur.

Kur del nga Urgjenca pastaj, është muhabet tjetër. Duhet të paguash, ndryshe s’të prek njeri!

Vetëm se Urgjenca ka boll problem të tjera!

Sapo hyn, të duket se je në një spital lufte, pasi është gjithmonë plot me njerëz.

Ata pak mjekë dhe infermierë që shërbejnë aty, duhet t’iu shërbejnë njëkohësisht dhjetra pacientëve.

Nëse do të bësh eko apo grafi, duhet të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh dhimbjet, pasi radha është gjithmonë e madhe, duke qenë se ka vetëm një aparat.

Larg qoftë je rëndë dhe duhet të shtrohesh, natën do ta kalosh në Urgjencë, pasi në spital është “privilegj” të gjesh një dhomë të lirë.

Po s’pati vend në Urgjencë, shumë të sëmurë, madje edhe në gjëndje të rëndë, e kalojnë natën shtrirë në korridor, me shpresë se të nesërmen do të lirohet ndonjë vend.

Dhe peripecitë vazhdojnë pastaj me radhë!

Ndaj dhe mjekët e Urgjencës që kanë nënshkruar atë peticion, kanë të drejtë.

Ata duhet të përballojnë me pak shtretër dhe staf të vogël, jo vetëm një milionë banorët e Tiranës, por dhe mijëra të sëmurë që vijnë nga rrethet, pasi spitalet në shumë qytete të vendit, siç e tregoi edhe Fiks Fare, pothuajse nuk funksionojnë fare.

Për këtë, është e nevojshme që të bëhen funksionale Urgjencat nëpër lagjet e Tiranës fillimisht dhe pastaj të dërgohen mjekë nëpër rrethe, që të çlirohet ngarkesa në QSUT dhe të mos shkojë gjithë Shqipëria aty, edhe për një gjilpërë.

Dhe në fund, iu duhet rritur rroga mjekëve, por sidomos infermierëve, në mënyrë që të shmanget korrupsioni, të rriten stimujt për të shkuar edhe në rrethe, por dhe që mos të na ikin në Gjermani, e cila i pret me krahë hapur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rebelimi i mjekëve dhe Urgjenca e “QSUT”, si një model!”

  1. kasem gahinji says:

    duhet te mesohemi qe te shkojme tek mjeku i familjes.ne urgjence te shkojne vetem ata qe kane nevoje urgjente.per ata qe shkojne ne urgjence per sherbime qe i takojne mjekut te familjes,sherbimi te behet kundrejt pageses.,madje ne nje zone te vecante.mjeket e urgjences tu japin perparesi vetem rasteve urgjente.te krijohen hapesira te vecanta,brenda struktures se urgjences te krijohet nje hapesire vetem per keta qe kerkojne sherbim paresor kundrejt pagees.keshtu meohen njerezit te shkojne te mjeku i familjes dhe jo ti bijen shkurt.keshtu lehtesohet edhe mjekui urgjences.kam qene i demtuar ne pune (ne itali),me cuan urgjent ne spital.mu bene vizitat,mjekimet,rezonanca e kokes.te gjitha me perparesi.kish te tjere qe prisnin te vizitoheshin,por perparesia iu dha urgjences.nuk flas per urgjencat e padoves, ku punon vajza ime mjeke e specializuar.jane 3 zona.zona jeshile ose e bardhe,zona e verdhe dhe zona e kuqe.ne hapesira te vecanta sejcila,gjithenje plot.(vecanerisht dy te parat)sejcila kish sallat e pritjes me ndenjese.kish nje sekretari ku paraqitesh dhe te jepte drejtimin.ama 2 sherbimet e para ishin me pagese.vleresimi behej ngamjeku,por pagesa tek arka ose ne makinete.mjeku punon nga 12 ore,diten dhe naten.mbaronte turni dhe mjeku nuk largohet pa mbaruar pacientin.kane kushtet?kane rrogat?nuk behen te gjitha menjehere.ketu duhen 4 vjet per nje te specializuar.ne itali 5 vjet per specializim ne ndihme te shpejte.keta mjeket tane nuk duhet te perkedhelen.kete e bejne se ka pak specialiste dhe duken te pazevendesueshem.te marrin pjese aktive e permirsimin e sherbimit dhe te provojnr te qendrojne jashte politikes ,larg tritanit dhe vasilit.kjo eshte rrua e mjekut.nuk eshte as kercenimi,as presioni,as bojkoti.sot jorgani kaq eshte,neser do te jete me i gjate.20 vjet vetem u shkaterrua sistemi.shume mjeke u bene me klinika 3 kateshe.a nuk duhet ne veting edhe per mjeket?.shkoni te spitali amerikan.do te shihni emrat e mjekeve qe punojne ne qsut.si iu del koha xhanem,8 ore ne shtet,8 ore te privati?sa ore flene?hane?dhjesin e permjerrin?studiojne?kur i bejne keto?te gjitha njeheresh?nuk flas per jete sociale.

  2. Rigert says:

    Bledi, shoku ne pergjithesi shkrim korrekt. Ke bere nje reflektim realist, duke iu shmangur shabllonit populist, te gazetareve pergjithesisht injorante nga problemet mjekesore!!

  3. sali says:

    eshye plotesisht e vertete ajo qe shkruani juve i nderuar,Une kam rastin personal.me date 6korrik jam paraqitur ne urgjencen e spitalit Nene Tereza ne gjendje te rende me kriza ne zemer.Fale perkushtimit,shpejtesise,profesionalizmit te mjekeve dhe infermjereve te urgjences une sot jam gjalle.Ata jo vetem qe me sherbyenne me shpejtesi por pa nderhyrjen e te afermeve te mije ,(pasi per momentin nuk gjendeshin aty prezent) por me derguan ne nje dhome te urgjences .Duhet te them se ai eshte i vetmi repart qe nuk te shikon nga xhepat dhe nga duart.Nqs e keni serozisht si qeveri duhet ta filloni nga urgjenca dhe ti plotesoni te gjithakushtet per pune dhe ti vleresoni me rrogat maksimale qe merr nje pushtetare ne Shqiperi,vetem atehere do te shpetoni me shume jete njerzish.

  4. Zgalem says:

    Kete dorheqje te mjekve te urgjences , e konsideroj nje cader mjekesore . Thjesht presion per Qeverrine . ne te tera urgjencat e botes ka nje dyndje te njerzve dhe p arregullsi . Keta jane te perkedhelur , sepse kane pune ne spitalet private . Te gjendet menyra , qe te mos I punesojne privatet . jane renegate te urdhrit te Hipokratit . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *