Derbi Junajtid-Siti thyen rekordin e shikueshmërisë, vetëm 4 shtete në botë s’e shohin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për të apasionuarit e futbollit, derbi i Mançesterit midis Junajtid dhe Sitit, është një takim për të mos u humbur. Një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, jo vetëm për yjet në fushën e “Old Trafford”, por edhe për klasifikimin, duke qenë se ndeshen dy vendet e para.

“Djajtë e kuq” kanë nevojë për fitore që t’u afrohen “Qytetarëve”, aktualisht 8 pikë para. Kurse Aguero me shokë, në rast suksesi, prekin titullin.

Po ashtu, përballen dy trajnerët më fitues të futbollit botëror, Mourinjo dhe Guardiola.

Për këto arsye, ndeshja në fjalë, që luhet nesër, në orën 17:30, pritet të thyejë rekordin, duke qenë më e ndjekura në historinë e kampionatit anglez. Sipas “Sun”-it, ndeshja do të trasmetohet direkt në gjithë botën, përveç 4 vendeve: Koresë së Veriut, Kubës, Moldavisë dhe Saint Kits e Nevis. Sky parashikon që kjo ndeshje ta kalojë rekordin e 4.081 milionë spektatorëve, gjithmonë të derbit të Mançesterit, të vitit 2012.

Në këtë ndeshje sfidohen po ashtu dy skuadrat më të shtrenjta. Vlera e të dyjave bashkë shkon më shumë se 650 milionë stërlina. Pa llogaritur lojtarët që mungojnë, si Pogba, Baili, Stons dhe Mendi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *