Flamurtari-Vllaznia/ Duro: E rëndësishme që shënuam në fillim; Gjoka: Lojtarët dhanë maksimumin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, foli pas humbjes së pësuar në Vlorë kundër Flamurtarit.

Trajneri i shkodranëve u shpreh se lojtarët dhanë maksimumin por nuk morën atë që meritonin.

“Mendoj që pavarësisht nga humbja, futbollistët dhanë maksimumin në mundësitë që kemi. Kjo nuk mund ta justifikojë disfatën e sotme.

Presioni i vendit që kemi, po ndikon shumë negativisht, dhe kjo është ajo që na pengon që të ecim përpara. Po mundohem që t’u jap besim me futbollistët që kam në dispozicion.

Pjesa e parë ishte e vështirë, por në pjesën e dytë ekipi kishte një tjetër uri përpara portës. Futbollistët e Vllaznisë po japin maksimumin e tyre, ndoshta për momentin kaq i kemi mundësitë.

Skuadra ka ndryshime, pasi ekipi ka më shumë shanse shënimi. Nuk po shoh ndonjë problem që blerjet e reja të verës, të jenë problem për ekipin. Lojtarët nuk mund t’i ndihmojmë nëse i penalizojmë”, tha Gjoka.

Kurse trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro deklaroi:

“Është e rëndësishme që ne shënuam një gol që në fillim. Unë e kam thënë dhe jam tepër i kënaqur me këtë skuadër të re. përgjegjsia ime është më e madhe pasi afrova futbollistë që nuk njiheshin në kampionatin tonë. Futbollistët kanë bërë shumë mirë dhe ana morale është fitore më e madhe për mua sesa pikët.

Presim dy lojtarë krahu që të jenë të rrezikshëm. Bregun e kam dëshiruar që në sezonin e kaluar. Nesër do vijë një futbollist tjetër që do firmosë me skuadrën. Do rritet konkurenca në skuadër”, tha Duro.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *