Imami: Basha ka shkelur rëndë statutin dhe duhej të shkarkohej, por…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami thotë se Basha ka shkelur rëndë statutin e PD dhe duhej të shkarkohej.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” të Nisida Tufës, në News 24, Imami tha se mbështet krijimin e statutit të ri të partisë.

Pjesë nga biseda

Partia Demokratike nuk ka pasur një funksionim më të plotë. Por kush thotë që nuk ka pasur mbledhje të forumeve, të këshillit etj, gënjejnë.

Bashën e keni quajtur humbës, si e shihni tani?

Unë e kam thënë rregullisht këtë gjë. Unë jam së bashku me Topallin dhe kemi thënë që Basha duhet të largohet nga partia. Pas shkeljes së statutit ne mëndur që ai duhet të largohej. Nuk gjetëm përkrahje nga ana e anëtarëve të PD, por as nga Basha nuk pati ndonjë sinjal.

Do merrni hapa të tjera?

Basha dhe pas zgjedhjeve nuk reflekton. Unë e mbështes një lëvizje që të ketë rizgjedhje. Duhet tre kishte ndodhur shumë herët. Opozita nuk mund të qëndroje pa një kryetar. Nuk mund të bëhen zgjedhje të reja nëse nuk do ketë statut të ri, pasi ka shumë vakume tek statuti që është tani. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Imami: Basha ka shkelur rëndë statutin dhe duhej të shkarkohej, por…”

  1. Lida says:

    Dole ti a katran me bojë?
    Majtas,djathtas apo asgjëkundi je tani😁👎

Lini një Përgjigje te Lida Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *