Imzot, çfarë i thatë në vesh Ramiz Alisë?

9 Dhjetor 2017, 17:43Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Ipeshkvi i Ternit, një burrë rreth të 70-tave, po pret me njëfarë kërshërie se çfarë ndihme apo këshille kërkoja prej tij. Shefi i madh i Shën Mërisë së Trasteveres në Romë dhe tani në një funksion edhe më të madh, Vincenso Palia, rrinte ulur në tavolinën e një dhome të stërgjatë, e cila ishte e mbushur me libra nga të gjitha anët.

Në pamjen e parë të dukej se kishte kohë që i kishte shkëputur të tëra lidhjet me botën dhe vërtitej në misterin e vjetër që i rrethon si zakonisht katolikët e mëdhenj apo të devotshëm…

Po kjo përshtypje e parë është e pavlerë. Kryetari i Komunitetit të Shën Exhidios ka qenë për një kohë të gjatë “Eminencë gri” e Vatikanit për çështjet e politikës së jashtme.

Nuk dua ta shqetësoj në formë të drejtpërdrejtë me kërkesën time për ndihmë dhe i them se e njihja nëpërmjet shtypit, jo vetëm për rolin e luajtur me Rugovën në kohën e izolimit prej serbëve në Prishtinë…

Imzot – vazhdova duke e devijuar pak bisedën. Në gazetën time të vogël, që quhej dikur “Dita-Informacion”, kam shkruar se pak përpara dhjetorit të ’90-tës, keni takuar Ramiz Alinë. Ju e keni pohuar edhe vetë më pas këtë fakt, që në realitet e kisha mësuar prej të tjerëve.

Po – u përgjigj ai drejtpërdrejt. E takova fillimisht në Presidencë. Nuk mund të më priste në Komitetin Qendror, sepse respektonte të qenët komunist, apo thënë thjesht: ateist.

Pastaj njerëzit e tij u pritën në Vatikan dy ditë më vonë…

Megjithëse çështja nuk përbënte sekret, se tashmë i kishte kaluar historisë, më bëri përshtypje thjeshtësia me të cilën u përgjigj. Duke qenë edhe vetë ateist, por jo komunist, nuk i di mirë punët e Kishës dhe ca më tepër asaj katolike. Në thelb mund të çuditeshe se si një funksionar kaq i lartë i Vatikanit takonte pa drojë, dhe siç doli më vonë, edhe t’i jepte ndihmë njërit prej regjimeve më diktatoriale të pasluftës së dytë.

Sekreti ndoshta është më i thjeshtë dhe njerëzit që i njohin mirë punët e katolicizmit mund ta shpjegojnë këtë dilemë. Për hierarkët e lartë të Kishës Katolike nuk ka dallim të madh midis rrymave apo ithtarëve të filozofive të ndryshme dhe kur janë kundër saj. I klasifikojnë si “të dalë nga tufa” dhe i gjykojnë me qetësi, duke ia lënë Zotit atë gjykimin përfundimtar.

Nuk dua t’ju ha kohë, Imzot- i them. Po më bren një kureshti e madhe. Çfarë i thatë Ramizit në esencë, nëse kjo nuk përbën ndonjë sekret. Më falni nëse këtë pyetje e bëj drejtpërdrejt si gazetar.

Jo, nuk ka asnjë rëndësi – u përgjigj Imzot Palia. I thashë thjesht:

“Biri im, kam çuar ca më parë për takim në Romë tek Shënjtëria e Tij Mihail Gorbaçovin. A e luani dot lojën e tij?”

Përgjigja e komunistit plak ishte po e drejtpërdrejtë.

Besoj që e bëj pak më mirë se Gorbaçovi- më tha dhe buzëqeshi.

Kaq mjaftoi për t’u bindur se në vendin tuaj nuk kishte për të pasur gjakderdhje, apo ajo që na interesonte drejtpërdrejt – vazhdoi Imzot Palia. Vatikani mbajti anën e tij dhe u kujdes sa mundi të zbuste klimën aty. E ritakova dhe njëherë para zgjedhjeve të 31 marsit, që u mbajtën pak pas këtij takimi tonë të parë.

Imzot Palia përmendi datën dhe orën e këtij takimi të dytë me një përpikmëri të atillë, që më dha përshtypjen se ai e kishte përjetuar me kënaqësi të dukshme misionin. Apo ndoshta e quante një nga veprat e holla jetësore të tij.

E realizoi butësisht atë që premtoi dhe dukej njeri i qetë. Ndoshta do të ishte mirë për ju që të qëndronte edhe pak në atë që e quanit tranzicion. Mund të kishit evituar disa gjëra që nuk kishte pse të ndodhnin… -përfundoi kleriku i lartë.

Nuk kisha pse të habitesha nga përgjigjja e Imzot Palias. Siç e thashë më sipër, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, këta përfaqësues të mëdhenj të kishës nuk para bëjnë dallime midis filozofive apo njerëzve që i mbartin këto filozofi, edhe kur ato janë të ndryshme apo të kundërta.

Të duket çudi në këtë qëndrim? – pyet Imzot Palia

Jo, Imzot – u përgjigjja. Në atë kohën e takimit Tuaj të parë, unë endesha thuajse pa bukë rrugëve të Tiranës. Vija nga një familje që kishte vuajtur persekucion të tmerrshëm gjatë sistemit dhe po kërkoja një vizë që t’ia mbathja si të tjerët. Po nuk ishte e vështirë që të kuptoje se sistemi kishte mbaruar edhe nëse Ju nuk do ta bënit atë takim. Kohë më vonë morëm vesh se në arkat e shtetit në 1 janarin e viti ’91 kishin mbetur vetëm 6 milionë dollarë dhe qindra milionë borxhe të papaguara, të cilat u krijuan nga koha kur nuk funksiononte më kleringu…

Shteti, ose domethënë Ramizi, duhet t’i paguante vetë të gjithë në fund të 15-ditëshit dhe sa më sipër kuptohet, se çfarë do të ndodhte dy ose tre muaj më vonë…

Në realitet, gjendja ishte më e keqe se ato që i përmenda klerikut. Për shkak të thatësirës së madhe të atij viti, Shqipëria kishte harxhuar rezervat e fundit të valutës, e cila kishte dy vjet që dilte me shumicë nga arkat e tij.

Çfarë bëre pastaj- vazhdoi po me butësi Imzot Palia?

U enda nja ca kohë për të gjetur vizë. Pastaj, punova nja tre a katër muaj si ndihmës i Kryetarit të opozitës së asaj kohe, domethënë Berishës. E pashë me imtësi gjithë skenë dhe heronjtë e kohës…

M’u mbush mendja se në atë tollovi të madhe, nëse do të rrija akoma, do të përjetoja skenarin e vjetër me forma të reja. Dhe në atë moshë që isha nuk ia vlente ta shihja një film dy herë, pavarësisht nga pozitat që mund të më krijonte sistemi i ri.

Nuk mund t’i thosha Imzot Palias se pas ikjes, pa u mbushur as një vit më vonë, Qeveria e re demokratike gjeti mundësinë t’i hiqte të drejtën e bursës që italianët i kishin dhënë tim vëllai që ia kishte mbathur me anijet e marsit të atij viti në Itali. Kishte mbetur dhe ai pa bukë. Sistemi i vjetër 6 vjet pas shkollës së mesme i dha të drejtë studimi në fund të ekzistencës së tij. Mua nuk ma dha asnjëherë… dhe nuk bëra shumë përpjekje t’ia kërkoja…

Ia hoqën bursën ashtu si paraardhësit duke e etiketuar komunist atë dhe gjithë familjen… Në fakt, thuajse të gjithë funksionarët e dikurshëm të sistemit komunist në Lushnjë, ku kishim lindur e banuar, arritën të dilnin prapë në krye dhe të merrnin Letrën e të persekutuarit.

Nuk mund t’i thoja akoma Imzot Palias se i tromaksur nga heqja e bursës, të cilën sistemi komunist po ashtu ia kishte hequr për vite të tëra- im vëlla i ishte ankuar Berishës, tashmë President i Republikës.

Nuk mund të paguajnë gjithnjë pleqtë e mi dhe unë sa herë ndërrohet sistemi për të dalë armik i tij…

Mund edhe të rezistoje-do të thoshte dikush që lexon këto rreshta?

Jo, më pëlqen në të tilla raste të kujtoj një tregim të Kadaresë. Në “Pashallëqet e mëdha” tregon rastin e vetëvrasjes së çuditshme të një njeriu… Ekspertët dolën në konkluzionin se ai ishte vetëvrarë, duke u përpjekur pafundësisht të bënte një vjershë.

Shoqëria jonë ishte në të njëjtat pozita dhe nuk kishte asnjë arsye që rënia e komunizmit të pillte kordhëtarë. Ata i kishte mbytur apo vrarë me kohë vit pas viti që nga 1944…

Po duke thënë këtë, natyrisht, nuk mund të mos thuash se studentët e asaj kohe, pavarësisht të gjithave, kërkuan të krijonin një vjershë. Ata, nuk mund t’i kritikosh për asgjë dhe ndoshta janë gjëja më e pastër e atij dhjetori.

E falenderova Imzot Palian dhe e kuptova se megjithse kam për të qenë gjithnjë ateist, duhet respektuar ideja e të qenët në paqe me veten dhe të tjerët. Pa synuar asnjëherë rolin e heroit, post në të cilin nuk emërohesh dot, sado funksione t’i vësh apo të t’i vënë të tjerët.

Imzot, çfarë i thatë në vesh Ramiz Alisë?

10 komente në “Imzot, çfarë i thatë në vesh Ramiz Alisë?”

  1. Profesori says:

    Fotomontazh i “stisur” keq (montazh i fotos eshte bere i pa menduar mire nga Lacoja).E keshilloj here tjeter nese do te beje montazh ne ndonje foto, te vendose foton e vet, te kohes, psh. ne rastin konkret te vendoste foton e atyre viteve ashtu sic e mbajme mend para 25 vitesh,”te uritur e drobitur”.
    Respektoj vuajtjet qe ka hequr nga sistemi i kaluar si ai e familja e tij dhe perpjekjet e tij te vazhueshme per te qene ne tregun mediatik te kohes.

    1. shpetim nazarko says:

      Profesor i gjore,
      Fotomontazh nuk kam nevoje te bej sepse nuk me hyn ne pune. Fotua me Palian eshte bere ne zyren e tij ne Terni ku ai rri shumicen e kohes, U be para 5 vjetesh me celular dhe ndaj duket keq. U vu jo per tju mburrur ndonje kategorie si ti, po thjesht per vlere dokumentare sepse frazat e Imzot Palias jane te rendesishme per shkrimin. Po nje Profesorke si ti, duhet te merresh me shkrimin dhe jo me nuhatjen e nje inspektori nga ata qe na merzitnin jeten dikur.
      Profesorke i gjore.
      Them te harxhosh pak me shume kohe te kuptosh shkrimin nese do te ishte e mundur ta kuptoje. Pastaj te rremoje ne trune tend per ide fotomontazhi. Kam aq lexues sa te di respektoj ata dhe veten.

  2. Lexues says:

    shume i gjate e i lodhshem ky shkrimi.

  3. Naze says:

    Nje shkrim cudi… Nuk kuptohet kur flet Palia e kur flet Nazarko.. hajde merre vesh..

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Imzot Palia nuk ka qene dhe aq … palle. ?

  5. pro says:

    ..diskrititim i fese”..”..ne perzjerje me politiken..

  6. joel shkodraj says:

    Doni me per Belulin?

  7. shpatar says:

    Me qe nuk po e pelqeni kete shkrim te Nazarkos po e lezetoje une me disa fakte te tjera .Nazarko do qe te thote se ishte fat per popullin shqiptare, kur filluan ndryshimet ne kampin e lindjes,qe vendi komandohej nga Ramis Alija .Prishja e murit te Berlinit qe simboli i deshtimit te sistemit komuniste ne Evrope dhe hapja e nje faqe te re ne historin e saj .Shume vende te bllokut komunist u ngriten per ti thene lamtumire komunizmit dhe influences sovjetike te Gorbacovit . Situatat politike ne dy kampet e medhenje Lindje- Perendim ne vitet 1986-1989 treguan qartazi se filloje nje klim e re ne mardhenjet dipllomatike per ti dhene fund luftes se ftohte midis tyre .Pa dyshim qe Gorbacovi ka nje merite te madhe mbasi prishja e bllokut komunist u be pa nje lufte te re boretore . U la ne paqe rruga qe do te ndiqnin vendet e ish bllokut komunist .
    Ne shume vende te Lindjes keto ndtyshime ndodhen shume shpejte e me humbje te pallogaritshme .Shqiperia ,qe udhehiqej nga Ramiz Alia , vazhdonte te flinte gjume dhe nuk po e terhiqnin ato cka po ndodhnin ne Lindje .Ramizi ishte per rrugen e ndryshimeve graduale duke e konsideruar popullin te pa pregatitur per ato qe ndodhnin ne Lindje .Vet Perendim u perqendrua tek vendet qe kishin pesh ne sistemin komunist .Gjermanin Lindore ,Poloni,Ceki, Hungari e deri diku Rumania .Shqiperia as qe ishte synimi i tyre. Na lane te qete qe ne te detyroheshim nga sisuatat e krijuara te kthenim kursin poklitike . Ramizi i ndiqte me vemendje keto situata dhe preferoje te mos kopjonte vendet e tjera te Lindjes duke menduar se ne Sqiperi do te kishte me shume gjakderdhje .U perpoq te leshonte por ketu deshtoje. hodhi disa hapa por gjeti rezistence te madhe me shume intelektual ku pjesa me e madhe e tyre i kthyen krahet pa i dal kondra .Nga 1988 – 1991 Ramizi nuk arriti ta bente ate, qe kishte ne mendje ,kalimin paqsor pa gjakdherdhje .Dhe ato pak forca qe nxorri ne teren i kufizoje te shtypnin revoltat qe u injektuan nga jashte . Flet dhe mburret Pd e shume perfaqsues politike se levizja studentore e Dhjetorit ishte ajo qe solli demokracine ne Shqiperi .Studentet u stimuluan nga faktori i jashtem te ngrinin pretendime qe kishin te benin me permirsimin e kushtetve te tyre ne qytetin e studentit e jo te benin permbysjen politike sic e quajne sot politikanet e viteve 1991.Jo vetem studentet por dhe intelektualet e populli ishin te pa orjentuar se cfare pritej te ndodhte .Kete situate e krijuan qendrimet tolerante po pa rruge dalje te Ramizit .Nese Ramizi do te kishte bere ate qe sot disa e percmojne si politikane ndryshimi i sistemit ne Shqiperi do te ishte shume here me faytal se sa u be ne fakte .mendoni sikur agjentura serbe te kishte vepruar me shpejte me saliun se cfare do te ndodhte me popullin shqiptare .Do ishim perveluar , vrar e shkaterruar njeri tjetrin . Fal nderhyrjeve Perendimore qe minimizuan efektet e nderhyrjes politike ne Shqiperi nga segmente ultra fashiste te Ballkanit .
    Ja kete ka dashur Nazarko te thote por me sa duket eshte i rezervar ti hapi petkat lakrorit te ndryshimeve demokratike ne Shqiperi .Ramizin e spostuan vete konjukturat . Dhe ai vet nuk do ta kerkonte qe te ishte ne krye te sistemi te ndryshuar por nje keshilltar sic u detyrua dhe Gorbacovi .Ndryshimet nuk mund te beheshin me Ramizin . Fatkeqsia qe tek mos vemendja e politikes perendimore ndaj nesh .U la te ndodhte sipas festes shqiptare .Erdhen ne krye te ktij evenimenti shume te rendesishem perfaqsues te mbetjeve me te keqija te sistemit te lidhur me agjenturat e huaja .Pikerishte kete po paguan populli shqiptare sot .Vuan se nuk di te orjetohet . Nuk di te ndeshkoje e te marri fatet e tij ne dore .Pasoje kjo e sistemit komunist qe e edukoje se cdo ndryshim vjen nga ata qe komandojne politiken .Jo nga vete populli si force e dominuese per ndryshim .Ky eshte dhe kuptimi filozofik i mesazhit te derguar nga Ambasadori Lu drejtuar te rinjve .Po a kemi ne rini jashte politikes qe te beje ndryshimet .Faktet flasin ndryshe.Rinija ngrihet kur bejne thirje kreret e partive per te marr pushtet e karrike e jo per reforma e ndryshime thelbesore ne sistemin demokratike .

    1. albaniafirst says:

      Shpatar- ke plotesuar shume sakte ate qe ka nisur zoti Nazarko me shkrimin e tij. Duhet te them se komenti yt eshte nje plotesim integral i shkrimit dhe si i tille duhet pershendetur.
      Respekte.

  8. capi dhia says:

    Muhabete veshi, si gojetari bythe. U be kujtimtar, fatmbajtes i kombit, edhe Nazarko Shpetim – qe ne vend te mbiemrit na solli pushtimin nga e keqja pakufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje