Kombëtarja femrave, Shqipëria fiton në miqësoren e parë kundër Bullgarisë

9 Dhjetor 2017, 16:42Sport TEMA

Dy gola nga futbollistja kuqezi Sara Maliqi, dhe skuadra kombëtare A e femrave arrin të marrë fitoren e parë në miqësoren e parë zhvilluar sot në orën 14.00 në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bullgarisë.

Nga një gol në çdo pjesë dhe vajzat e Grimës marrin një sukses, edhe pse ishte thjesht një ballafaqim miqësor.

Një ndeshje e cila u predominua nga skuadra shqiptare e femrave e cila jo vetëm arriti të administronte avantazhin pas golit të parë por edhe të frenonte lojtaret bullgare që në mesfushë.

Trajneri Grima shpreh elozhet e tij për ekipin: “Një fitore që na vlen. Kemi punuar shumë edhe gjatë eleminatoreve por nuk kemi mundur të transmetojmë dot më të mirën në fushë. Nëse vazhdojmë në këtë ritëm besoj se rezultatet do të vijnë”,- theksoi Grima nga Sofja për faqen zyrtare të FSHF.

Takimi i ardhshëm me përfaqësuesen bullgare do të luhet në datë 12 dhjetor, ora 11.00.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje