Koncesioni i skanimit/ Balla: Berisha mori miliona $ rryshfet nga kompania amerikane, Prokuroria të nisë hetimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e korrupsionit të kompanisë Rapiscan të bërë nga qeveria Berisha.

Përmes një statusi në facebook Balla thotë se.. “nga investigimi i televizionit amerikan rezulton se OSI Systems/Rapiscan, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani fantazëm shqiptare”.

Më tej Balla bën me dije se vlera e aksioneve 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë.

Gjithashtu Balla thotë se provat për këtë skandal janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013, ndërsa shton se presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj.

Statusi i plotë i Ballës:

Televizioni amerikan “Bloomberg”, rrjeti më i madh i financave në botë dhe më pas media të tjera amerikane, konfirmuan një skandal të madh korrupsioni, të cilin ne e kemi denoncuar prej ditës së parë.

Investigimi i Bloomberg ka zbardhur edhe skemën e rushfetit.  OSI Systems/Rapiscan, me qendër në Kaliforni ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve tek një kompani fantazëm shqiptare.

Vlera e aksioneve me vlerë 122.5 milionë dollarë u shit tek kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm për 4 dollarë.  Sipas punonjësve të OSI Systems të cituar, gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit shqiptar dhe kompanisë amerikane, iu kalua në formë ryshfeti ish-kryeministrit të Shqipërisë deri në vitin 2013 Sali Berisha dhe të afërmëve të tij.

Provat janë mbi tryezën e Prokurorisë prej vitit 2013. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. Pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, presim që Prokuroria të fillojë të bëjë detyrën e saj. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Koncesioni i skanimit/ Balla: Berisha mori miliona $ rryshfet nga kompania amerikane, Prokuroria të nisë hetimin”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Cila prokurori filloj hetimet ??? E A. Llalles ?? Po te jete e Tikut , do kete fatin e hetimeve te tjera , ne sirtar ,qe mos te them ne kosh te plerave . Po te jete nje prokurori e drejte , rigoroze dhe e paanshme , Saliu do qe jo tani , por me kohe perpara ne burg ….. ama populli thote me mire vone , se kurre ……… ja te shohim ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *