Kukësi katastrofë, Lushnja merr tre pikë në “Zeqir Ymeri”

9 Dhjetor 2017, 14:52Sport TEMA

Lushnja shkakton një “tërmet” në Kukësi. Skuadra e vendit të fundit ka arritur që ta zhysë akoma edhe më shumë në një krizë të thellë ekipin kampion të Shqipërisë duke triumfuar me rezultatin 1-3 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Një humbje që pritet të sjellë pasoja të rëndë nga kampin kuksian, ndërsa në krahun tjetër një fitore e tillë ngre akoma edhe më shumë moralin e skuadrës lagunare për të shpresuar tek mbijetesa.

Një fitore mëse e merituar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Hysni Dedja, të cilët zhvilluan një 90 minutësh mjaft të mirë përballë një Kukësi që ishte në një moment të keq duke zhvilluar një lojë që linte shumë për të dëshiruar.

Heroi i skuadrës së Lushnjës në këtë fitore është padiskutim sulmuesi Fatjon Sefa që realizoi një dopietë në minutat 66-të dhe 82-të ndërsa golin tjetër për miqtë e shënoi mbrojtësi Prençi. Kurse për verilindorët autori i goli ishte sulmuesi Bakaj, gol që nuk i shërbeu vendasve që të dilnin me pikë në ndeshjen e javës së 14-të të Kategorisë Superiore.

Pas kësaj fitoreje Lushnja mban vendin e fundit me 8 pikë të grumbulluara, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e tretë me 22 pikë. Një humbje që nuk pritet të kalohet lehtë nga ana e presidencës së Kukësit që kërkonte reagimin e skuadrës pas humbjes së pësuar në javën e kaluar kundër Skënderbeut. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje