Patozi ironizon Ramën: Timonier, mos i trego bilbilave ku janë pemët, përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli

Ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar Ramën për gjestin e këtij të fundit ku i thoshte të rinjve që fishkëllenin në një takim “bilbila shkoni në pyll”.

Përmes një statusi në facebook Patozi i thotë Ramës …”mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli”.

Statusi i plotë

MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN

I dashur timonier,

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.

Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.

Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu...” (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...