Patozi ironizon Ramën: Timonier, mos i trego bilbilave ku janë pemët, përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar Ramën për gjestin e këtij të fundit ku i thoshte të rinjve që fishkëllenin në një takim “bilbila shkoni në pyll”.

Përmes një statusi në facebook Patozi i thotë Ramës …”mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli”.

Statusi i plotë

MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN

I dashur timonier,

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.

Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t’u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.

Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati “Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu...” (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Patozi ironizon Ramën: Timonier, mos i trego bilbilave ku janë pemët, përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli”

  1. Landi says:

    PATOZI,koqet e grurit që ke hedhur pas, për të gjetur rrugën drejt PD-së, ti hëngrën zoçkat.😂😂
    Je i humbur pyllit, shif çdo bësh, se të zuri nata!
    👎👎👎👎😂😂😂😂🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

  2. Syti KORITA says:

    Zgjidh problemin me LULUSHIN, qe te nxorri ne ” TAKO “, pastaj merru me Ramen !

  3. saliu says:

    Ik o Patoz mos na caj bythen. Shko lepija Lulit te te vere deputet mbas kater vitesh.

  4. Ladi says:

    Z.Astrit, ndihmoje Z.Rama te gjeje rrugen,udhehiqe sic udhehoqe PD drejte majave te larta,se nuk e gjen rrugen ,po pate veshtiresi kerko ndihmen e shkolle shumit Tit Vasilit.Ta gezoni 12 dhjet…

  5. pas dimrit, vjen pranvera says:

    O Patoz, je per vete neper ferrat e Lulit, apo breket e Monikes, çfare kerkon, apo tani qe ke dale ne breg mund te flasesh si te vjen.

  6. Gaspri says:

    Mos llap kot.Nuk ka nevoje Rama per keshillat e tua. Koke e madhe ti paske qene i zane me pune te medha. Ptu rrace e poshter. Kriminel i ndyre. Po te kesh gje per PD-ne shko merru vesht me djalin e Fariut te KQ te PPSh-se, me Salianjin qe vjedh energji elektrike, me Grida Sumen e Sigurimit qe shet nga tre here hyrjet e ortakut. C ke me Ramen. Merru vesh me keta lideret e PD-se te cilet jane pak a shume sic ishe ti kur i u ngjeshe PD-se.

  7. Qyqja qe vajton says:

    Astrit…e ke emrin, por qyqe do ngelesh..Meru more trim,me karjeren tende,Meru me Bashen,dhe tregoju demokrateve pse je me i miri ti..
    Gjer me dje, hanje ne nje tas,po Sala, te ndau,te la pa gje..Tii e di shume mire,qe ty dhe shoket e tu, nuk ju hoqi, Luli ,por Sliu..Po as ty as shokeve te tu sja u mban nga Sala se jeni me kartele dhe po e drodhe bishtin ,ta tregon kengen..hahahh
    Ne vent, te ngrihesh, dhe ti thuash Lulit,tent, qe je hajdut, je vrases,ke bere pastrim parash,je shites vatani etje meresh, me bilbilat e Rames,meresh se kush u zgjodh,per dekan ne universitet..Sa poshte ke rene..Kurre, sdo behesh dot lider..Mer pake shembull nga shoku tent, dhe imi,Mero Baze,si i shtron ,argumenton,dhe kap problemet,korente, qe ka vendi..Ke qene ne Rd..
    Po meresh me Sajmir Tahirin,pse u ngjit, ne peme dhe u ul nga pema,hahahah e nuk meresh, me Lulin,qe i ka mbushur bankat, ne ishuj, me miljonat, qe ja ka vjedhur popullit.Po u more me te, ne demokratet, do te te besojme…mos haro dhe Salen..hahahah

  8. Reality Check says:

    Nga cili pyll e ke shkrujt kete keshille mor medioker leshi. Mos erkon te gjesh rrugen tende per ne PD duke i dhe “keshilla” Edit?

Lini një Përgjigje te Landi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *