Përmbytjet masive, Greqia i jep ndihmë Shqipërisë

9 Dhjetor 2017, 12:12Kronika TEMA

Qeveria greke nëpërmjet Sekretarisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile ka dërguar ndihma në Shqipëri pas përmbytjeve masive në tre ditët e para të këtij muaji, që shkaktuan dëme në shumë zona qendrore dhe jugore të vendit.

Athina i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Tiranës për aktivizimin e Mekanizmit përkatës Europian të Mbrojtes civile, pasi vendi përballonte mungesa kryesisht në pajisjet emergjente të ndihmës së parë si dhe në materialet për rindërtimin e urave.

Kështu, janë dërguar 5 gjeneratorë me fuqi 2000 vat, 1.500 veshje kundër shiut, 100 çizme të posaçme, elektrikë dore, motopompa, çanta, çadra, jelekë shpëtimi, ushqime të thata, apo të konservuara, si dhe ushqime për fëmijë dhe pelena për foshnje.

Sipas të dhënave që publikoi Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile përmbytjet kanë prekur më shumë se 15000 hektarë ,ndërsa dëme të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturë tek rrugët, rrjetet e energjisë elektrike dhe ujit, digat, urat, shtëpitë dhe bizneset.

Më shumë se 700 familje janë transferuar në vendstrehime të përkohshme, ndërsa autoritetet dhe agjencitë lokale kanë bërë çdo përpjekje për të parandaluar humbjen njerëzore.

Në deklaratën për shtyp të autoritetit grek thuhet se përveç Greqisë, ndihma kanë dhënë edhe Austria, Franca, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia. Shqipëria ka bërë kërkesë për ndihmë dhe në NATO, ndërsa në nivel dypalësh kanë ndihmuar Kosova, Bullgaria, Mali I Zi dhe Maqedonia.(tch)

2 komente në “Përmbytjet masive, Greqia i jep ndihmë Shqipërisë”

  1. Flm says:

    Nje BRAVO te madhe Greqis, qe me gjithe krizen Ekonomike, krizen emigrante, permbytjet dhe …. ndihmoj si gjithmon Atdheun tone.
    Prit kur te dalin “patriotat” Koqe-zinj si Xhufka, Spahiu, Arben Llallushi, Idrizi, Muhedini, Liseni, Myslimi Pasha…. dhe gjithe Turk-Arnautet e rradhes….. dhe te thone qe “Greku i dha ndihmat per te pushtuar me lehte Vorio Epirin ….. por ne ‘patriotat’ e kuptuam dhe e para ndaluam”.
    Historikisht hibridi Turk-Arnaut ishte perzierja me e pa-bese dhe fodulle mes Shqiptareve.

  2. 17nentori says:

    5 gjeneratore 2000 vatesh! Qenkan renduar shume ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje