Çfarë tregojnë betejat e humbura të Lulit ?

10 Dhjetor 2017, 11:31Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

“Brukseli dhe kryeprokurori”, mbeten dy betajat e humbura të rradhës, që i shtohen dhjetra betejave të tjera,  të (kreut) opozitës shqiptare në ditët e fundit.

Në raport me bilancet e deritanishme, duket se zoti Basha  mbetet i destinuar të humbasë çdo  betejë politike përballë shumicës qeverisëse, dhe kjo ka ndodhur jo vetëm nga dita kur ka marrë  postin e kryetarit të partisë, por edhe kur ai pasi u afrua nga Berisha në PD, mori poste të tjera të rëndësishme ministrore.

Partia Demokratike, (ndryshe nga ajo e dikurshme) është kthyer në bunker që i shërben liderit  dhe  një grupi të caktuar afër tij, ndërsa të tjerët që mbeten jashtë nuk mund gëzojnë të drejtat  njëlloj me ata.

Shkaqet e humbjeve të shpeshta të kryetarit të PD, duhen parë dhe analizuar thellë, duke nisur nga gjykimi ndryshe i antikonformistëve nga strukturat e bazës, të cilët  janë trajtuar jo si zëra ndryshe, por si  “armiq të blerë nga kundërshtarët”.

Ky ka qenë paradoksi i të gjitha humbjeve të deritanishme të PD, dhe veçanarisht  të “strategut” të saj të ri. Humbjet politike  të zotit Basha  dhe opozitës tij, e kanë burimin tek mungesa e një programit  të qartë bashkëpunimi mes  tij dhe strukturat e partisë.

Kreu demokrat  po kërkon nga mazhoranca “bashkëpunim  dhe luajalitet” dhe thotë se “nuk shkohet në BE, kur Rama përjashton  dhe diskriminon  opozitën në pozicionin të pushtetshmit”. Por zoti Basha harron se deri sot ka mohuar dhe ka shkelur  mbi historinë e paraardhësve, dhe kërkon ta nisë historinë nga ardhja e tij në krye të PD, gjë e cila tregon qartë se edhe pse është shkolluar në perëndim, ai nuk ka mbetur pa u  prekur nga “deliri  madhështisë” dhe i “njeriut të pagabueshëm”.

Humbjet e Lulit e kanë burimin tek vendosja e një sistemi autoritar  që është i destinuar të dështojë, që stimulon konfliktin brënda partisë, duke të treguar  dhe duke të imponuar qartazi  “je me mua apo kundër meje”. Humbjet e zotit Basha e kanë burimin edhe tek shuarja e çdo  ambicie  të kujdo qoftë brënda PD (qofshin këto edhe gra me kontribute)  për poste të larta në struktura dhe forume, duke i “vetëpërjashtuar” ato nga çdo garë.

Kjo natyrisht ka sjellë  modelimin e totalitarizmit  brënda struykturave të partisë, duke shuar gradualisht  komunikimin normal demokratik. I ardhur nga KOP-i në 2005, zoti Basha është paraparë nga zoti Berisha si “njeriu i sfidave  dhe e ardhmja e PD”, gjë e cila sot ka një tjetër shije tek lideri historik i kësaj partie, atë të humbësit.

Mbi 200 mijë vota të humbura nga elektorati i djathtë dhe 14 mandate të munguara deputetësh në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2013, ishin këto humbjet katastrofike të zotit Basha, që e klasifikuan PD drejt një  humbjen të thellë të paimagjinueshme.

Padyshim  shkaku kryesor i saj  mbetet heqja nga lista e kandidatëve për deputetë e pjesës kritike të kryetarit Basha, e figurave kryesore të PD në 25 vitet e fundit, dhe zëvendësimi me emra  të panjohur.

Kreu PD duhej ta dinte se largimi i emrave emblematikë  do të ngjallte pakënaqësi  dhe dyshime, se ai ka punuar dhe ka vendosur ndoshta për interesa personale.

Kjo pasi veprimi i zotit Basha, solli veç  dështimit  dhe humbjes, edhe “spastrimin e kritikëve” për ti hapur  rrugën lehtësisht  votimit të  tij për kryetar partie në 22 korrik 2017. E ndërsa pritej dorëheqja nga baza dhe zërat kundër në kupolën e partisë, duket se Luli jo vetëm nuk u largua asnjë  ditë nga posti  dhe zyra e kryetarit, por nuk krijoi as  kushtet për një garë të  barabartë.

Rruga më e drejtë dhe më e ndershme do të ishte  dorëheqja, ashtu siç veproi Berisha kur  PD humbi zgjedhjet  pas 8 vitesh në pushtet.

Por  zoti Basha nuk e dha dorëheqjen edhe pse kritikët  me forcën e argumenteve statutore kërkuan një gjë të tillë. Ai konkuroi për një mandat të dytë kryetari, me mbështetjen e të “rinjve”  të zgjedhur deputetë tashmë në Parlamentin e ri. Edhe pse me kaq humbje rradhazi (politike e morale) duket se zoti Basha  nuk ka ndonjë “plan”  surprizë për  të rishikuar pozicionin e tij në krye  të partisë dhe “frontit opozitar”.

Shpesh duket se fati i zotit Basha pas gjithë këtij bilanci humbjesh, (edhe pse ai “de jure” është kryetar PD) është në dorën e Sali Berishës, dhe kjo qartëzohet  tek e dëgjon të flasë  vazhdimisht  për “ krijimin e fronti popullor për rrëzimin e qeverisë Rama” duke  treguar se ai, dhe partia  ndodhen përballë  një situate kaotike, pa një strategji  të qartë opozitare.

4 komente në “Çfarë tregojnë betejat e humbura të Lulit ?”

  1. per te ardhur keq says:

    Luli ziu qe vetem poza di te marri , ngjan me shume si nje petull e sheqerosur por brenda eshte e thartuar.

  2. Andromeda says:

    Ç’faj ka Luli i vocërr që aq di aq bën. Fajin e ka babloku që e zgjodhi dhe që vijon ta mbajë në krye të PD, se fijet e pisllëqeve i kanë të ngatërruara bashkë.

  3. Zigur Qarri says:

    Betejat e humbura te Lulit,tregojn se nje Çun Mami ka zerro shance per te fituar kundra
    Mafias se droges.

  4. PD duhet urgjentisht te beje zgjedhje per kryetar partie, ndryshe mbeti edhe 100vjet opozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje