Fevzo shpjegon çfarë i kanë sugjeruar shërbimet sekrete për veshjet e politikanëve

10 Dhjetor 2017, 19:33Antena TEMA

Këtë javë Fevzo ka befasuar gjithë publikun.

Ndërkohë që në takimin e tij javor me shërbimet sekrete priteshin lajme të rëndësishme për zhvillimet në botë, ata i paskan ofruar preferencat e tyre për veshjet e politikanëve.

Në vend të parë, sipas shërbimeve sekrete, për veshje është Luli, dhe kjo është një shenjë se PD po fiton terren:

“Ai është i rregullt, i gjatë, i pashëm, nuk ka kurrë asnjë qime floku në jakën e xhaketës, ka të kombinuara këpucët me pantallonat dhe xhaketën, dhe po ashtu gravatën me këmishën”.

Në rivalitet të ashpër me të është Ben Ahmetaj, i cili po ashtu i plotëson gjithë këto standarte, por është pak më i shkurtër.

Më pas vjen Ed Paloka, që konkurron në veshjet sportive, dhe Niko Peleshi, që konkurron në të dy fushat, në atë të veshjes zyrtare dhe sportive.

Më pas vlerësimet vazhdojnë dhe për disa deputetë të tjerë të parlamentit shqiptar.

Por sekreti i madh i Fevoz, është fakti që Fevzo i kishte pyetur shërbimet sekrete se çfarë duhet të bëjë politika shqiptare me Jerusalemin, të bëhet me Trumpin që kryeqytet të Izraelit ka njohur Jerusalemin, apo me këta europianët që hezitojnë?

Në vend të përgjigjes, ata i paksan rekomanduar të flasë për veshjet e politikanëve, pasi ajo shpjegon gjithçka.

Shërbimi sekret amerikan i paska thënë, se nuk ka ndonjë rekomandim të veçantë, po i pëlqen shumë ai Lul Basha, se vishet bukur dhe shpreson se ai do bëhet me Jerusalemin:

“Ka një trup që i ngjan Krishtit dhe here- herë ka një trishtim në sytë e tij”.

Shërbimi sekret anglez i ka thënë se “me Ed Ramën kemi shumë probleme, se vishet me çitjane si turk dhe duket sikur Shqipëria është kundër Jerusalemit”.

Kurse shërbimi sekret rus, paska thënë se “Petrit Vasili vishet tamam si izrealit, dhe ngjan dhe prej fytyrës”, por që LSI të njohë Jerusalemin si kryeqytet, paska kërkuar së paku që t’i ofrojnë LSI-së, që të emërojë metropolitanin e Jerusalemit.

Bisedimet vazhdojnë, thotë Fevzo.

Sipas tij, ka tre opsione.

E para, që Shqipëria të mos e njohë Jerusalemin dhe ta mbajë Ambasadën në Tel Aviv.

E dyta, që Shqipëria ta njohë Jerusalemin dhe ta çojë Ambasadën në Jerusalem.

E treat, ta njohë Jerusalemin, por të ruajë dhe Ambasadën në Tel Aviv.

-Të shikojmë çfarë do të ndodhë, shkruan Fevzo.

3 komente në “Fevzo shpjegon çfarë i kanë sugjeruar shërbimet sekrete për veshjet e politikanëve”

  1. R. Bobrati says:

    Bukur fort, parashikimet e Fevzos pa qime i di edhe bytha ime. Gazeta ben mire qe ve ne pah keto meritat e zeza te Blendi Fevziut se i ka trashegim qe nga koha ku operativi i jepte kastravecin fillimisht ne Lushnje, e me pas kallamin me sheqer tek Shkolla e Kuqe ne kembim per te mare te rejat e dites per zhvillimet ne lagje dhe ne shkolle.

  2. komb says:

    IDIOTESITE NE KETE VEND NUK KANE TE SOSUR .

  3. bejto gorishti says:

    Kani i Aleksandri, Ushtar i Saliut, Nga ata degjojme. Denglat e Fevziut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje