Ruçi takime intensive në Washington, takon kongresmenët Robert Aderholt, Ron Estes dhe senatorin Gary Peters

10 Dhjetor 2017, 12:29Politika TEMA
Ruçi takime intensive në Washington, takon kongresmenët Robert

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në kuadër të vizitës së tij në SHBA, mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë në Washington D.C.

Ruçi u takua me kongresmenët Aderholt, Ron Estes dhe senatorin e Michiganit Gary Peters.

Ai i informoi kongresmenët dhe senatorin për ecurinë e deritanishme të implementimit të reformës në drejtësi dhe procesin e vetingut.

Ndërkohë ai foli edhe mbi heqjen e tatimit të dyfishtë Shqipëri-SHBA, incentivë kjo që do t’i bënte kompanitë amerikane më të interesuara për investime në Shqipëri.

Ndërkohë, Ruçi falënderoi Kongresin Amerikan për vëmendjen ndaj rajonit dhe kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje