“Afera CEZ”, Balla dhe ish-juristi i OSHEE kërkesë Gjykatës: Të mos pushohet hetimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara dhe ish-kreu i komisionit hetimor për skandalin e CEZ, Taulant Balla janë paraqitur sot në Gjyjatën e Tiranës.

Kara kërkon që Gjykata të detyrojë Prokurorinë të hetojë privatizimin e OSHEE te CEZ, pasi Prokuroria ka pushuar hetimet.

Gjithashtu Balla është paraqitur si palë e interesuar pasi dhe komisioni parlamentar ka kërkuar hetimin e kësaj çështjeje.

Kërkesa është depozituar sot përpara gjyqtarit Lazër Sallaku, ndërsa mbetet për t’u parë nëse gjykata do pranojë këtë kërkesë, apo do lërë në fuqi vendimin e Prokurorisë për mbylljen e dosjes.

Si dëshmitari Romeo Kara ashtu edhe ish-kreu i komisionit hetimor, Balla, pretendojnë se marrëveshja e privatizimit me çekët përbën vepër penale dhe për këtë qëllim përgjegjësit duhet të nxirren përpara ligjit.

Kujtojmk se pak kohë më parë Prokuroria vendosi mbylljen e çështjes për privatizimin e OSHEE te kompania çeke, CEZ. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Afera CEZ”, Balla dhe ish-juristi i OSHEE kërkesë Gjykatës: Të mos pushohet hetimi”

  1. Brahoo says:

    Na mbushet mendjen.Vetem se duhet te jeni me kreativ

    Po e shveftesoni inteligjence me keto pazaret e mbaruara. Keni qe nga 1998 qe perserisni te njejtat gjera dhe te njejtin pazar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *