Gara për presidentin e FSHF-së, Fidel Ylli: Më thanë hajde, kam dëshirë të kandidoj Bashkim Fino

11 Dhjetor 2017, 16:10Sport TEMA

Fidel Ylli, një nga personazhet më të njohur të botës së sportit, pjesë e partisë socialiste, i pranishëm në studiot e emisionit “Fair Play” nga Enkeleda Zeko ka folur mbi mundësinë e një kandidimi të mundshëm të tij në garën për president të Federatës Shqiptarë të Futbollit.

Ylli ka larguar emrin e tij nga kjo garë por ka shprehur mbështetjen maksimale për Bashkim Finon:

“Ma kanë ofrua këtë post, si të thuash ma kanë propozuar, më kanë thënë hajde por ju kam përgjigjur me jo. Pse? E para nuk dua t’i jap një kosto politike sportit në kuptimin e asaj që sporti ka pavarësinë nga politika. E dyta, si mund të futem unë në një garë dhe të vendos se ma ofroi dikush një muaj më parë, pra, nuk mund të jemëhumbës. Bashkim Finon e kam mik shumë të ngushtë, e dua shumë, ka qenë një kontribus që në komitetin olimpik. Ka dëshirë të kandidojë dhe pse jo. Projektin e Finos nuk e di.”

http://www.balkanweb.com/site/ekskluzive-gara-per-presidentin-e-fshf-fidel-ylli-distancohet-dhe-promovon-bashkim-finon-video/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje