Gjiknuri në Novoselë, inaugurohet fabrika e prodhimit të metaleve: Kjo zonë po kthehet në një zonë industriale

11 Dhjetor 2017, 10:24Ekonomia TEMA

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Novoselë ku mori pjesë në inaugurimin e një fabrike të prodhimit të metaleve. Investimi i një konsorciumi me sipërmarrës italian dhe shqiptar ka kapur shifrën e 3.3 milion euro ndërsa metalet e prodhuara kryesisht shkojnë në tregun e huaj.

“Jemi këtu në Novoselë, ku pavarësisht se Novosela ditët e fundit ka dominuar lajmet e fatkeqësive natyrore, ka edhe një dimension tjetër, që duhet ta njohë publiku. Në Novoselë po investohet nga kompani të huaja në sektorin e prodhimit.  Këtu jemi tek investimi më i fundit, nga një kompani italiane dhe investitorë shqiptarë, të cilët po prodhojnë për tregun, për eksportin, pjesë metalike. Ky është një investim i ri, modern, me teknologjinë më të fundit dhe që është për t’u përgëzuar. Investimet po shtohen, interesi për Vlorën është rritur”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ndërkaq, ai tha se u njoh edhe me shqetësimet që ekzistojnë në zonë për qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

“Janë probleme të trashëguara ndër vite por gjë që do të zgjidhet shumë shpejt me investimin i cili sapo ka filluar në të gjithë këtë zonë të Novoselës. Pak nga pak kjo zonë po kthehet në një zonë industriale. Investimi i ri i Operatorit të Sdpërndarjes  do të bëjë të mundur që energjia këtu të vijë pa ndërprerje dhe vitin tjetër do të planifikojmë edhe investim për ta kthyer këtë zonë në 20 kilovolt. Do të thotë që energjia do të jetë me parametrat më të mirë dhe që do të ndihmojë të gjitha bizneset e kësaj zone për të patur energji të pandërprerë”, premtoi ministri.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli tha se investimi i kryer është në një vlerë të konsiderueshme ndërsa ka punësuar disa prej banorëve të zonës.

“Unë do t’i përgëzoja të gjithë për punën që kanë bërë, do të doja t’i mbështes, siç i mbështeta që në momentin e parë që erdhën në zyrën time dhe t’ju uroj suksese. Suksese për produkte që ashtu siç ambicja e tyre është, që do të kalojnë kufijtë e Europës”, theksoi Leli.

1 komente në “Gjiknuri në Novoselë, inaugurohet fabrika e prodhimit të metaleve: Kjo zonë po kthehet në një zonë industriale”

  1. Alban Hamzai says:

    “Fabrika e prodhimit te metaleve” -nje shprehje pa asnje kuptim ne gjuhen shqipe . Metalet nuk prodhohen,por mineralet e nxjerra nga minierat pasurohen ne fabrikat e pasurimit e keshtu vazhdon procesi deri ne perfitimin e metalit te paster . Ne Novosele nuk ka miniera ,vetem ne qofte se nxirren metale nga balta e fushes .Qe te mos zgjatem e qe te mesoni te shkruani shqip duhej te shkruanit “Fabrika e prodhimit te pajisjeve metalike “etj duke patur parasysh se cfare prodhon kjo fabrike,se nga artikulli nuk kuptohet gje .Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje