Kryeprokurori, numri dy i PD Spaho: Rama po na fton të bëjmë pazar, e refuzojmë...!

11 Dhjetor 2017, 21:19Politika TEMA

Demokratet duken me se te vendosur per te refuzuar ftesen e kryeministrit Edi Rama ne lidhje me nje pak kombetar per kreun e ri te prokurorise.

Madje nuk kane ngurruar qe permes numrit dy te kesaj partie Edmond Spaho ta cilesojne pazar nje ftese te tille, duke paralajmeruar se duhet nje Kryeprokuror qe kalon vetem permes Vettingut e institucioneve dhe jo te kapur nga Rama.

I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv është kryetari i grupit parlamentar të PD njeheresh dhe nenkryetar i kesaj partie ka folur ne lidhje me qendrimin e demokrateve ndaj ketyre procesve.

Ftesa është e gabuar që në princip, pasi nuk mund të ftosh opozitën për të zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm kur prej dy vitesh po bëjmë Reformën në Drejtësi.

I kemi hyrë një procesi Vettingu, ku askush nuk mund të emërohet pa kaluar procesin dhe befas në një ditë të bukur, kryeministri të fton ta zgjedhim jashtë të gjitha kritereve që kemi përcaktuar në thyerje të kushtetutës si një pazar mes dy palëve.

Pse duhet ta zgjedhim me pazare kryeprokurorin e ri dhe prandaj bëmë Reformën në Drejtësi. Ne prej kohësh kemi artikuluar qëndrimin tonë që Rama përmes Reformës në Drejtësi kërkon ta kapë dhe ta përdorë për qëllimet e tij dhe faktet po e tregojnë.

Pengesat nuk kanë filluar apo devijimet se për cfarë ramë dakord, nuk fillojnë këtu, por që me krijimin e KED dhe KLP. Këtu është zanafilla e këtyre pengesave. KLP nuk është krijuar me qëllim, mungon kandidati nga Shoqëria Civile.

Këtë proces nuk e kontrollon avokati i Popullit, dalin nga Shoqëria Civile, që protestonte në korrik të 2016 për të filluar Reforma në Drejtësi një orë e më parë, por ende nuk ka paraqitur një kandidat.

Bllokim. Procesi për KLP është hapur edhe njëherë dhe janë 5 kandidatura” deklaroi ai.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje