Lë futbollin, rol drejtuesi për Buffon

11 Dhjetor 2017, 15:05Sport TEMA

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të ndërrojë mendje për sa i përket vendimit të tij për t’u tërhequr nga futbollit i luajtur.

Ideja që portieri legjendar i Juventusit mund të vazhdonte karrierën e tij u la të nënkuptohej nga një bisedë e zhvilluar mes tij dhe Piero Ausilios përpara ndeshjes me Interin që u kap nga mediat italiane. Por 39-vjeçari i fashiti të gjitha këto hipoteza.

Sipas të përditshmeve “La Stampa” dhe “La Gazzetta Dello Sport” që qartësuan gjithçka në lidhje me këtë bisedë mes Buffon e Ausilios, për portierin e “Zonjës së Vjetër” qershori do të jetë pikënisja e një karriere të rem ajo e drejtuesit.

Për momentin, nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje, por për Buffon, te Juventusi është bërë gati vendi në bordin drejtues të kampionëve të Italisë. Ai që do të marrë vendin e Buffon mes shtyllave do të jetë Wojciech Szczęsny, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besim për rolin e titullarit te Juventusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje