Reforma në padrejtësi

Nga Sonila Meço

Dy ishin qëllimet kryesore të reformës në drejtësi, për të cilën u morën vite, nerva, energji shqiptarësh e ndërkombëtarësh. U çartën ambasadorë e zyrtrarë Brukseli, Washington-i, u përpiluan mijra faqe raportesh, duke harxhuar tonera e mjete kancelarie në çdo zyrë ministrish, dikasteresh, institucionesh majë Europit, u ndërgjegjësuan deri fëmijët në djep për atë reformë e ato dy qëllime: pavarësisa e sistemit të drejtësisë nga ndikimi politik dhe shmangia e kapjes së tij nga krimi, korrupsioni e paaftësia.

Sot, dhjetor 2017, pas hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi:

Prokurori i Përgjithshëm del nga një fjalë goje e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ekziston Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm në asnjë nen të reformës në drejtësi (Do bëjmë reformë në drejtësi, apo drejtësi sipas së drejtës zakonore të politikës së deritanishme të kapur nga krimi, korrupsioni? Se e kanë thënë vetë deri edhe ndërkombëtarët, jo për gjë!)

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me 36 vota, pa pyetur për organin që parashikon Kushtetuta, pas reformës në drejtësi, KLP, apo vetë ligjin themeltar që kërkon votat e 3/5-ëve në Kuvendin e Shqipërisë. (Po a u vendos të qe larg ndikimit politik sistemi i drejtësisë? A u përqafuan të çmeritur Lu e Vllahutin pas një stresi të paimagjinueshëm deri në miratimin e reformës në drejtësi?)

Kryeministri bën thirrje për prokurorët të aplikojnë deri në datë 12 dhjetor, ora 18.00 për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. (Ouuu? Kryeministri i zyrtarëve, dosjet e të cilëve përvëlojnë duar prokurorie, nën hetime për lidhje me krimin e korrupsionin? Po ç’punë ka kryeministri sipas reformës në drejtësi të merret me procesin? A do qe kjo reformë që do prodhonte drejtësi larg ndikimit politik? Larg korrupsionit? Larg krimit?)

Dmth as Kushtetuta, as reforma në drejtësi pas hyrjes në fuqi, as predikimet e ambasadorit amerikan e asaj të BE-së deri në hyrjen në fuqi të reformës nuk u fërshëllyen.

Sot jemi në kushtet e shtetit të së padrejtës. Kur çdo hap që bën Shqipëria, edhe për pjesmarrje në Miss Europa, të kujton vetëm një togfjalësh: harroni integrimin pa ‘shtetin e së drejtës’.

Tani e kuptuam që mirë taksat tona që s’na e ndjen si na i shpërdorojnë, po edhe taksat e europianëve e amerikanëve u shpërdorokan si mos më keq.

Epo kush po pyet më për ndërkombëtarë, kur ata s’pyesin për të vetët.

Tash që u ranë fjalët magjike ‘reforma në drejtësi’ dhe ‘shteti i së drejtës’ për të bërë zap të pabindurit shqiptarë e të pandreqshmit e politikës, me ç’do ta pasurojnë vullnetin për të integruar Shqipërinë në BE? Kështu sa për të harxhuar tonera kompjuterësh, blice aparatesh në konferenca për shtyp, mjete kancelarie në zyra institucionesh, shkopa e karrota për të mbajtur projektin europian edhe aty ku Europa pushon së ekzistuari sipas parimeve mbi të cilat krijoi Bashkimin e vet.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Reforma në padrejtësi”

  1. Optimisti says:

    Rri rahat o goc, mos u streso kot, ka te tjere qe merren me kso pune, nuk tpyet njeri ty.
    Hahaha

    1. Timi says:

      Asnje fjale per faktin qe te gjithe prokuroret perfshire edhe Llallen kane qene zgjedhur nga Berisha, kryeministri i dashur i Soniles. Kryeministri esadist e ka kontrolluar drejtesine me prokuroret e plepave, por Soniles nuk i vjen zeri per keto gjera sepse i konsideron normale ne nje shtet. Kjo te ben qe te mendosh qe Sonila nuk eshte e njeaneshme ne artikullin qe shkruan. Nese do te ishte objektive dhe do te diskutonte per faktin qe drejtesia ka qene e kontrolluar nga Berisha dhe qe shume prokurore kane qene pushuar apo emeruar nga kryeministri i saj i dashur Berisha atehere nuk mbetet vend te sulmohet kryeministri Rama qe po ben kerkese per konkurence te ndershme. Prandaj cdo gje qe thuhet ne kete shkrim eshte per tu hedhur ne koshin e plehrave.

  2. ILIRET says:

    Kepucar, rri tek kepucet….

  3. klodi says:

    Kush pyet pe rnderkombetaret kur atas’pyesin per te vetet?! Per nje gazetare me pervoje ti shtremberoj keshtu faktet duket dicka ne kufijte e qesharakes. Duket qarte qe ne balle te luftes per zevendesimin e prokurorit te pergjithshem jane nderkombetaret, s’besoj te fillojme prape me teorite enveriste te rrezikut anglo-amerikan per Shqiperine. Mesa duket per ta ky kryeprokuror e ka ber balte, saqe zhveshin dhe dorezat diplomatike dhe ua thone troc politikaneve. Dhe kryeministri pasi folen ata nuk ka se cte bej tjeter ne kete kohe ku pret fillimin e negociatave vecse ta zevendesoj dhe eprderisa po e fton opoziten ta zgjedhin me konsensus bie dhe alibia se kerkon ta mar per vete. Cudia bie mbi opoziten qe po ben nje lufte kunder te gjitheve. Ose i ka shume borxhe Llalles dhe nuk ka nga leviz por do ta mbroj deri ne fund ose duke ditur se jemi ne fazen delikate te pergatitjes per hapjen e negociatave kerkon ta sabotoj reformen ne drejtesi duke ndezur sherrin me maxhorancen per kryeprokurorin dhe rrejedhimisht nese ne faze te fundit maxhoranca do detyrohej ta zgjidhte vete kryeprokurorin do kishte nje pretekst per ta bojkotuar reformen ne drejtesi dhe duke shpresuar se kjo levizje do shtynte hapjen e negociatave.

  4. Petrit says:

    Vetem analisten nuk e ben dot ti!!!Bej ndonje pune tjeter qe te vjen pershtat…

  5. tani b. says:

    E para e punes, nuk jane krijuar organet e vettingut qe mund te zghedhin nje Prokuror te Pergjitshem, ndaj i gjithe artikulli yt vete ne plehra.
    Lu dhe Vlahutin, po ashtu dhe Edi Rama po thone qe deri sa te krojohet dhe te funksionoje organi i vettingut qe zgjedh Prokurorin, te zgjidhet nje Prokuror i Perkohshem, ne perputhje me Kushtetun e Shqiperise, qe ne kete rast ia le ne dore Kuvendit kete gje.
    Sa ku ka kapje vettingu, vetem ca gazetare shqiptare e kuptojne 🙂

  6. ALPINI.
    Kur e quan veten edhe ti gazetare.Nuk kam lexuar asnje here te shkruhen brockulla te tilla pa kuptim etem per te shkruar.
    Me keto qe ke shkruar e tregove veten plotesisht qe je gazetare kazan spitalor.

  7. Alidemsi vjeter says:

    Ju lutem me thoni kush eshte kjo Sonila Meco? Mos eshte ajo qe dikur punonte te Topi,pastaj te Klani,pastaj te Italiani,e pastaj …pastaj kushte kjo?

  8. Kola says:

    Une i jap te drejte te shkretes Sonile ne keto lengime. Jane kohe te veshtira dhe ajo s’po di kujt duhet ti shkoje me pare ne qeli ne pakete cigaresh? Ishin te gjithe kavaliere me pasurine e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *