Rregullat e reja/ Ministri Klosi: Ja makinat që do dalin nga qarkullimi

11 Dhjetor 2017, 08:49Sociale TEMA

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të zëvendësuar flotën e automjeteve në qarkullim.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se pragu për importin do të jenë mjetet Euro 4, thënë ndryshe kjo, makinat e prodhuara në 2005. Rinovimi i strukturës së mjeteve, sipas Klosit, do të shkojë paralel me nxitjen e masave për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri si edhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Klosi shton se brenda 6-mujorit të parë 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër.

Ndryshime do të ketë edhe në nivelin e taksimit. Kështu do të përjashtohen nga taksat automjetet e reja me ndotje të ulët dhe do të propozohet, po ashtu, që taksimi të rritet në proporcion me cilindrat apo madhësinë e motorit

Ministri Klosi shton se brenda 6-mujorit të parë 2018 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, sipas të cilave lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; dhe mjetet ekzistuese, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3.

Këto propozime ishin parashikuar që të hynin në fuqi që në 1 janar 2017, por për shkak se nuk kaloi në kohën e duhur, tashmë duhet të rishikohen datat.

Si do të nxitet përdorimi i mjeteve që nuk ndotin mjedisin?

Si fillim, doja ta vija theksin se jo vetëm makinat, por çdo nismë që shkon në përmirësim të situatës së ndotjes mjedisore, do të nxitet fort nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Prej marrjes së detyrës nisëm punën për analizën e situatës dhe gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme që shkojnë në drejtim të synimit madhor, mjedisit të shëndetshëm. Për të gjitha sipërmarrjet, bizneset, kompanitë që punojnë në Shqipëri është kërkuar dhe do të vijojë të kërkohet zbatimi i lejeve mjedisore, standardeve mjedisore. Koha kur mjedisi trajtohej si malli pa zot, pasuria e të gjithëve dhe përgjegjësia e askujt ka marrë fund.

Politikat, ndryshimet e legjislacionit dhe kontrolli do të jenë rigoroz. Ndaj dua që edhe në këtë hapësirë komunikimi me qytetarët, të bëj apelin të merren masa për respektim të standardeve mjedisore. Në këtë kuadër, edhe nxitja e përdorimit të makinave që ndotin sa më pak mjedisin si dhe rinovimi i strukturës së mjeteve në vend, do të jenë pjesë e diskutimeve në masat fiskale lehtësuese.

Rinovimi i strukturës së mjeteve duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 4, Euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri, rritjen e ndërgjegjësimit publik, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri, mosha mesatare e makinave është mbi 20 vjet, shumë më e lartë se mesatarja e Europës prej 10 vitesh. Çfarë masash do të ndërmerrni për të nxitur përdorimin e makinave të reja?

Është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre. Ka ardhur koha që të ndërhyjmë për të zgjidhur këtë problem që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit urban e për pasojë, edhe në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Pasqyra që na ofron realiteti ynë tregon qartë nevojën për ndërmarrjen e menjëhershme të masave dhe lehtësive për futjen në treg të makinave më afatgjata.

Ndër këto vlen të theksoj rinovimin e strukturës së mjeteve që duhet të shkojë paralelisht me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 5 dhe 6, përmirësimin e cilësisë së karburantit që tregtohet në Shqipëri, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Unë do të isha shumë dakord që të flisnim drejtpërdrejt edhe për makinat elektrike, të cilat janë një tendencë e kohës dhe që kërkohen gjithmonë e më shumë dhe ka shembuj edhe në Shqipëri të përdorimit të tyre, edhe efikas, edhe të kursyer, por natyrisht me norma shumë herë më të ulëta se makinat diesel për sa i përket ndotjes së ambientit.

Gjithashtu duhet punuar për rritjen e ndërgjegjësimit publik, për të luftuar atë mentalitet shpërfillës dhe pasiv ndaj zgjidhjes së problematikave sidomos mjedisore. Një shoqëri e ndërgjegjësuar, e vëmendshme dhe proaktive ndaj mjedisit, ndikon fort në parandalimin e ndotjes dhe për pasojë zvogëlon kostot për ruajtjen e mjedisit.

Duke iu kthyer realitetit tonë, më lejoni të përmend edhe anën tjetër të problemit të makinave në fund të jetës. Është pikërisht grumbullimi i tyre në të ashtuquajturat varreza makinash dhe pika skrapi, të cilat i shohim rëndom në krah të rrugëve kombëtare. Është e pafalshme që në akset kryesore kombëtare, të gëlojnë pikat e grumbullimit të skrapit dhe varrezat e makinave, të cilat për shkak të një vakumi ligjor nuk kanë asnjë kriter sesi duhet të funksionojnë konform rregullave.

Vetëm në Tiranë, duke punuar së bashku me Inspektoratin e Mjedisit dhe Bashkinë e Tiranës kemi inspektuar, paralajmëruar, gjobitur dhe mbyllur disa javë me parë mbi 180 pika të grumbullimit të skrapit, as më shumë e as më pak, por në mes të lagjeve më të banuara të Tiranës. Këto janë të gjitha biznese që dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm imazhin e kryeqytetit, por mbi të gjitha ndotja e prodhuar e vajrave apo metaleve që përpunohen aty, është sëmundje për qytetarët, është direkt ndikim në shëndetin e njerëzve.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, brenda 1 janarit të vitit të ardhshëm, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të përcaktojë udhëzimin sesi duhet një pikë grumbullimi skrapi. Kjo po bëhet në grupe pune bashkë me drejtuesit e pushtetit vendor, për të vepruar konkretisht sesi duhet të luftojmë këtë fenomen që shkakton ndotje, por edhe prish imazhin e Shqipërisë, po aq sa edhe pikat e tjera me mbetje dhe papastërti.

Cilat janë propozimet konkrete që ju keni si Ministri?

Kjo është parashikuar në Operacionin e nisur nga MTM “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, prezantuar pak ditë më parë dhe që përmban fushat e zgjidhjes për çdo shkaktar të ndotjes mjedisore.
Për çështjen që interesoheni, për të përmirësuar situatën, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashtron disa propozime mbi të cilat mund të bashkëpunohet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mes të cilave më lejoni të përmend: rishqyrtimin dhe konsultimin e draft-propozimit “Mbi masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike”, për të mundësuar miratimin e tij; propozimin e masave rregullatore mbi tarifat efikase dhe stimuj për rinovimin e flotës së automjeteve”; aplikimin e taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkimeve të vetë automjetit; rritjen e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit; gradualisht përjashtimin nga taksat të automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro IV dhe V ose automjetet hibride / elektrike).

Po kështu mund të shihet edhe fuqizimi dhe pajisja e disa institucioneve të varësisë me instrumente matës dhe pajisje që kryejnë matje reale në rrugë për shkarkimet.
Lidhur me parkun e mjeteve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit propozon që ulja e shkarkimit të mjeteve motorike të bëhet në bazë të dy propozimeve në vendimin e rënë dakord midis disa palëve, por që duke qenë se nuk kaloi në kohën e duhur, duhet të rishikohen datat.

Ky vendim përcaktonte që “mbas datës 1 janar 2017, lejohet të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike të kategorisë M1, M2 dhe N1, N2 të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 5 të shkarkimeve në ajër; mjetet motorike ekzistuese në qarkullim, kategoria M dhe N, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit 1993-1994) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1997), marrin masat për arritjen e standardit Euro 3, brenda datës 1 korrik 2017”.

Cilat mund të jenë afatet e reja?

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ndërmarrë së shpejti iniciativën dhe do të koordinojë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë si dhe me Ministrinë e Financës dhe të Ekonomisë që, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2018, të hyjnë në fuqi rregullat e reja dhe standardet e propozuara nga kjo iniciativë ligjore, me qëllim fillimin e një epoke të re. Mjedisi është shëndet, është mirëqenie, është zhvillim, është nxitje për rritjen ekonomike, është kusht parësor për zhvillimin e turizmit.

Për të gjitha këto arsye madhore, operacioni “Pastrojmë Shqipërinë që duam, 24 nëntor – 24 maj”, do të mundësojë Shqipërinë e pastër në prag të sezonit turistik. Shqipëria e pastër nuk do të vijë vetëm nga aksioni në terren, por nga zgjidhja e problematikës në burim, zgjidhja e problematikës së ndotjes, dhënies fund njëherë e përgjithmonë kulturës së pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë së trajtimit të mjedisit.(Monitor)

21 komente në “Rregullat e reja/ Ministri Klosi: Ja makinat që do dalin nga qarkullimi”

  1. AC/DC says:

    Shifini cilsine e karburanteve( se ne Europe ka makina me te vjetra se ne Shqiperi,dhe nuk thote njerite nxirren nga qarkullimi) dhe mos beni pi…. e bukur sikur ju intereson cilesia e ajrit,ju intereson vetem sasia e lekve!!!

    1. fiqo says:

      AC/DC( nje nga grupet muzikore me te famshme te kohes time!). Jam plotesisht me ju per komentin….por, ky MUT SHTET, s’ka rendesi kush eshte ne krye, me keta palo ministrash dhe pushtetaresh NUK mendojne se fukaralleku i detyron njerzit te blejne makina te perdorura dhe te lira. Une personalisht kam nje makine JEEP i ardhur nga USA, viti 2004 me benzine. Pavaresisht se eshte i vitit 2004, ai ka bere gjithsej, 120,000 km dhe eshte ne gjendje shume te mire motorike/xhenerike. Por, pushtetaret nuk shohin cilesine e karburanteve, perfshi ketu dhe ato kompani qe gjasme mbahen si me te “mirat” per cilesi qe guxojne te dalin ne TV c’do dite te reklamojne kete MUT cilesi, e cila po shkateron makinat ne mase….

      Sot ne Europe ka shtete te cilat akoma qarkullojne makina te viteve 70-80, mjafton qe ato te jene ne gjendje te qarkullojne. Por, kaloni kufirin dhe shikoni ndryshimin e madh te cilesise te karburantit me kete qe ne perdorim ketu…..

      Ky vend, eshte i destinuar te ngelet vend M… dhe nuk kane faj ata qe duan te largohen sa me pare nga ketu….

      1. kujtesa says:

        Përpara se të nxjerrin nga qarkullimi makinat tona se gjoja ndotin ajrin,le të merren me kompanitë që tregëtojnë karburante. Makinat tona erdhën në këtë derexhe vetëm e vetëm për shkak të qeverive të radhës që fajtorin e gjenin te gjëja më e butë(njerëzit) dhe nuk u morrën fare me tregëtarët e karburanteve sepse nga ne nuk merrnin dot para në dorë ndërsa prej tyre u bënë barkderra.

    2. Lugati says:

      ja shkelmi funit kunder fukarenjve…prit se s’keni pa gjo akoma…blendi klosi qe i jep pune kompanive te rojeve private me 20%rryshfet..rrofte rilindja urraaaaaaaaaaaa

  2. G.S says:

    po ti ndalo Beson e Tajvanit njeher qe ka mbi 60% te tregut te dieselit ne shqiperi me nafte skandaloze euro2 jo ero 5 qe thua ti!

    po na shkatarrojne makinat e reja me nafte ballshi …..oooo k..

    ska ca i bo gomarit i bie samarit!

    drama vazhdon

  3. vl says:

    Kur te behet reforma ne drejtesi, shteti hidhet ne gjygj, e paguan nje shum te majme, se askush ska te drejt te ndaloj dike te mari makinen qe ka qef, mjafton te kaloj kolaudimin. Viti ska lidhje

  4. spata says:

    Qe nje makine ose automjet te dali nga qarkullimi nuk eshte kusht vetem mosha por karakteristikat e saj ne raport me gazrat qe nxerr . Ka shume makina ne mosh te madhe por qe skan ate sasi gazrash qe nxjerrin .Keto nuk duhet te dalin nese jane ne perputhje me parametrat teknik .
    Makina qe une disponoje eshtee vitit 2003 me 76000 km .Cdo 2 vjet kalon kontrollin teknikdhe paiset me nje dokumet ku jane te shkruajtur gjithe parametrat e lejuar .ne te kunderten automatikishte del nga qarkullimi . Gazrat kontrollohen cdo vite ,gomat ,amrotizatoret,pjeset xhenerike dhe feneret cdo 2 vjet . Ne kete gjendje nuk eshte kushte mosha por treguesit teknik .

  5. apapapa says:

    I paska lon leket prape n’bixhoz Klosi me duket dhe do ca te tjera. Ore [email protected], po ju mor shkerdhata lejoni naften me cilesi Bangladeshi dhe na cani trapin per ndotjen. Ore gomar, rrisni ekonomine dhe i heqin vete Shqiptaret makinat e vjetra, se nuk do njeri te kete makine te viteve ’90, por s’kane lek. Me ate merruni ju. Kloso, hiqe bixhozin edhe rakine plako se ngacmimet seksuale zor se i heq. Plehre!

  6. katnar tirone safi says:

    as sigurim..as kualidim..as i leter si boj mo makines..ene hajde bllokoje te qifsha rracen e rilindjes

  7. Usa says:

    Kjo eshte per te marre malet ketu ne usa ka makina ne qarkullim qe jane prodhuar gati 100 vjet perpara dhe cdo vit mblidhen shumica e bejne parakalin ne nje rruge qe quhet wudvoord ketu michigan dhe nuk flet njeri.pse shteti nuk merr modelin usa por duhet pare se mos interesa te tjera ne mes

  8. Brahoo says:

    Futjani se mban ai popull. Futjani ketyre varfanjakeve qe s’kan lek dhe mbajne makina te vjetra.

  9. fiqo says:

    Keta MUTER jane aq te ” trashe” sa nuk mendojne se vetem ne Tirane mund te jene te pakten 500,000 mjete, qe sipas Klosit duhet te penalizohen se jane “te vjetra” dhe “ndotin” ambjentin. A e mendojne keta mender ministrash se po te cohen ne kembe keta njerez, shkojne ne te s’emes ministrat dhe qeveria???.

    Ndotjen e sjell cilesia e vajrave dhe karburanteve qe i blejme te kompanite “e sukseshme” te kryeministrit qe shesin mut dhe kur ai digjet, do mbaje te njejten ere. Shpresuam per dicka ndryshe nga kjo rilindje, por qenka nje ZHGENJIM i madh, asgje tjeter….TURP.

  10. arben says:

    po per projektligjin e ri qe sipas propozimit tuaj ne mes te vitit 2017 do te kishte nje kredi nga banka per zhvillim e rindertim per heqjen nga qarkullimi i detyruar i mjeteve me moshe viti prodhim 1995 . Nje finnancim prej 15 milion euro per 15 mije makina qe do dinin nga qarkullimi; pse u harrua zoti minister,,,,,,

  11. arben says:

    Shikoni cilesine e karburanteve dhe vajrave zoti Klosi! Qeveria te merret nje here me kete pune, pastaj me te tjerat! Por, nuk keni fuqi qe te merreni me boset e karburanteve dhe merreni me fukarenjte qe mezi blejne nje makine. Ajri ndotet se pari nga cilesia e keqe e karburanteve, qe sic e dini ne Shqiperi eshte skandaloz. Te bllokohen vetem ato makina qe nuk kalojne kontrollin teknik. jo sipas viteve, kjo eshte pa kuptim. Ka makina te reja, me fuqi motorrike te madhe qe ndotin me shume se sa makinat e vjetra me fuqi motorrike te vogel. Kufizime mund te vendosni per makinat qe do te hyjne ne Shqiperi. Te tjerat nqs nuk plotesojne kushtet teknike do te dalin vete jashte qarkullimit. Sa per ajrin sic e dini Shqiperia aktualisht nuk i ploteson kuotat e miratuara. Heqja e makinave te vjetra nga qarkullimi nuk na fut ne BE, ka gjera te tjera me prioritare se sa kjo. Shqiptaret jane me te varferit ne Evrope dhe nuk mund te kene makina te reja si Gjermanet! Uluni me kembet ne toke!

  12. Fakiri says:

    Keto masa merren vetem per fakirat qe skane me ble te reja. Fukarain e keni fut ne grop o Klosi dhe tani kjo nuk ju mjafton , por po i vini edhe shkelmin siper qe ti merrni frymen e te mos kete mundesi shpetimi. Na thuaj o Klosi, kush nga ju politikanet ka ngritur biznes te importimit te mjeteve dhe tregetimit te tyre ne Shqiperi? Te majte e te djathte (te me falni per shprehjen ) nje turi keni dhe per interesat tuaja pasurore aprovoni edhe ligje me qellim qe as gjembaçi me i vogel te mos ju futet ne kembe.Eshte kjo kategori qytetaresh qe po ju mbajne ne pushtet dhe po kjo kategori qytetaresh qe shkelmohen nga ” pushtet”. Mire te na behet. ” Kush s’ka koke, koka i vuan”-thote fjala e urte.

  13. Fatos Nika says:

    Zoti Klosi , ne Gjermani ka ne qarkullim makina te viteve 1985-1989 me shumice sidomos Mercedes-Benz 190.Problemi qendron te cilesia e karburanteve qe po shaktrojne katalizatoret dhe si rezultat dhe ndotet ambjenti.Ne fillim duhen marre masa per cilesine e karburantit dhe mbas nje kohe 6 mujore te ushtrohet e forcohet kontrolli i automjeteve. Veprime te kesaj natyre jane abuzive dhe dmtojne qytetaret.Mbroni konsumatorin

  14. ortoped says:

    Dakord me AC/DC. O palo minister! Shiko reagimet dhe kupto dicka. Nuk besoj se
    gjithe ne qe kundershtojme kete arsyetim tendin, (per mua vetem arsyetim nuk eshte)
    shumica nuk jemi me PD, perkundrazi jemi me PS. Por ama PS pa ty e sojin tend(jo ne kuptimin e prejardhjes familjare por te kategorise e nivelit
    tuaj intelektual e njerezor). Ti njeh vetem luksin e sheh boten tende. Na lere rehat mor …deputet i zonave te sigurta.
    Turp,turp se me te tjera fjale vini dhe me te tjera veproni…

  15. Pra, per faj tè karburantit qe nuk ben, ju si shtet , merni masa kunder privatit,,,kjo nuk ka byth ku te rrije,,,,kam 27 vjet qe jetoj ne itali, dhe kam nje auto te epokes, euro o1, e regjistruar si makine e epokes,,,paguaj vetem 120euro sigurazion dhe vetem 30 euro bollo vjetor, kushti i vetem i kesaj makine eshte kilometrazhi i limituar ne vit,kjo eshte iniziative e shtetit qe makinat e epokes( 20 vjet e me shume) te mos zhduken nga qarkullimi, gjithmone ne gjendje te mire motorike dhe karrocerie,,,gjithashtu per perdorim te perditshem posedoj nje euro 03 diesel, ne gjendje te mire, mjafton te kaloj kuakidimin qe i behet cdo 2 vjet,ne itali apo ne evrope kemi auto klase01 qe qarkullojne me nga 500apo 600mij km, Jane vendosur disa rregulla, ne qofte sa auto kalon revisionin qe behet cdo dy vjet( si xhama te thyer,fener te thyer,drita te djegura,pasqyra te thyer,ABS,airbag qe nuk funksionojne,goma te konsumuara,karroceri e demtuar rende, ndotje jasht perqindjes se percaktuar, per shkak te filtrave te pa nderruar dhe vjit te konsumuar per efekt vitesh dhe km,frena te konsumuara,amortizatore te konsumuara,) pra keto je kushtet qe nje auto mund qarkulloje,edhe po te jete 40apo 50 vjecare,,,nuk kuptoj pse qytetaret shqiptare duhet te kene patjeter auto euro 5apo 6,,,qe ne evrope nuk i ka cdo familje, apo gjithashtu te mos lejohen dhe tregtohen ne territorin shqiptar,por vetem mjetet euro5apo 6,,,, kur dihet qe problemi i ndotjes eshte karburanti qe tregtohet ne tregun shqiptar,,,ku perpunohet dhe si perpunohet carburanti bruto, ai ploteson kriteret kjo uzine perpunimi per karburantin(sidomos ate te naftes) per tu perdorur nga mjetet motorrike, dhe sidomos nga mjetet euro5dhe6,qe kan kosto blerje ne treg,,,dhe a mban pergjegjesi shteti per demtimet nga karburanti qe u serviret qytetareve shqiptar ne tregun shqiptar ndaj pronareve te ketyre mjeteve,,,zoti minister kete nuk e thote,,,kerkojme te behemi pjese e evropes,por jo tja kalojme evropes,,,,ekonomia e shqiptareve nuk ja lejon luksin e mjeteve euro 5apo 6,,,,zoti kryeminister kerkoje diku tjeter lepurin,,, se ndoshta mund te jene qytetaret qe do te kerkojne demshperblimin per mjetet e tyre ndaj karburantit qe ti ju ofron ne treg, informohu pak me mire se mjetet euro 5dhe6 nuk shkojne shum dakort me karburantin qe tregtohet ne tregun shqiptar, qe nga filtrat antiparticolato,etj,,,etj,,,,

  16. Gaetano says:

    Per kunder qe te vlersoj si njeri blendo ,ta dinin mesuesit qe na shkolluan se bashku qe ti do flisje me te berit politik te tille…kalucin asnjehere sdo e kaloje ne fiskulture.i bie,qe fukarenjve qe ngrohen me dru,ti konfiskohen sobat,arsimtaret qe kane moshe te vjeter ti heqim,shtepite me qelpic ti sekuestroni se jane me te vjetrat ne europe,te ndalohen te moshuarit te pjerdhin,kjo sepse ju ja krijuat me 27 vjet klases puntore dhe pensionisteve te jene ekonokomikisht te barabarte me standartet europiane,dhe e quani te pamundur te lejoni shqiperine te ndotet nga teknollogjia e vjeter.e di cfare I dashur klosi,respekti personal nuk humbet kollaj,por si shtrese politike,te gjith pa periashtim,jeni ju qe ndotet dhe ndyeni shqiperine me kto pordhet tuaja.ju duroj me pordhet neper ato komisionet tuaja,parlament,qeveri,kudo.jeni ju qe ndyeni ajrin,token,cdo gje.nderkohe populli ju degjon pordhe te rinjsh apo te vjetrish majtas djathtas,nga tropja ne sarande,nga lalzi ne pogradec,nga brekgrisur jeni tashme me kushte ekonomike me te mira se ligjvenesit ne usa,normal ju doni makina te sapo dale nga dera e fabrikes.rrisni ekonomine ne fillim,dhe kini pastaj te caktoni detyrimet.dhi e zgjebosur bishtin perpjete mos na beni te dukemi.

  17. Lili says:

    Makina ime eshte e 1958 shit edhe ne France, e kurkush nuk me thot ndalohet qarkullimi i saj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje