Ruçi takon Presidentin e Malit të Zi: Thellim të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Malit të Zi,  Filip Vujanović, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.

Biseda mes dy personaliteteve të larta u përqendrua në pikat e përbashkëta dhe në mundësitë konkrete të zhvillimit të marrëdhënieve ekzistuese të shkëlqyera dhe shumëplanëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Presidenti i Malit të Zi, Vujanović shprehën vullnetin e përbashkët pozitiv për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, sidomos në spektrin ekonomik dhe për të thelluar më tej angazhimin për të bashkëvepruar në rrafshin rajonal, si dy vende anëtare të NATO-s, por edhe si dy shtete e popuj që aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi vuri në dukje se përvoja e Malit të Zi për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian është një model dhe një përvojë e mirë, të cilës ne mund t’i referohemi dhe ku mund të gjejmë pikëprerje të eksperiencave. Nga ana e tij, Vujanović u shpreh se hapja e shpejtë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian do të ishte një sinjal pozitiv, i cili do të pritje me kënaqësi nga ana malazeze. Të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim se hapja e negociatave me BE-në do të ketë një impakt pozitiv tek vetë qytetarët për të mbështetur çuarjen përpara të reformave të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović shprehën vlerësimin e ndërsjellë për rolin e veçantë të pakicave kombëtare, asaj shqiptare në Malin e Zi dhe pakicës malazeze në Shqipëri, si ura lidhëse të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanë. Roli i këtyre pakicave u çmua të jetë një faktor i rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve tona për arritjen e rezultateve dhe produkteve konkrete progresive.

Një pikë tjetër e bashkëbisedimit në këtë takim ishte dhe rritja e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve tona. Dy personalitetet, Ruçi dhe Vujanović shprehën vlerësimin për rolin e rëndësishëm që grupet e miqësisë kanë në këtë kontekst.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović i përcolli Kryetarit të Kuvendit, Ruçi përshëndetjet dhe urimet e homologut të tij malazez me dëshirën e shprehur për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *