Shitja e Donnarummas rregullon bilancin e Milanit

11 Dhjetor 2017, 16:36Sport TEMA

Fatet e Milanit do të ndërthyren me atë të Paris Saint-Germain në fund të sezonit. Kuqezinjtë do të bëjnë të paktën një shitje “të rëndë” për të rregulluar bilancet dhe i sakrifikuari duket se do të jetë Gianluigi Donnarumma.

Portieri i ri italian, që ka menaxher të famshmin Mino Raiola kërkohet nga kampionët e Francës, që duan të stabilizojnë çështjen e portës me një lojtar me të ardhme dhe Donnarumma do të ishte goditja ideale.

Ky operacion pritet të sjellë në arkën e Milanit të paktën 60 milionë Euro dhe të qetësojë sadopak drejtuesit dhe tifozët për të ardhmen financiare të klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje