Sipas vajzave të njohura, ky është vendi më në modë për fotot e Instagramit

11 Dhjetor 2017, 17:55Lifestyle TEMA

Mund të jetë pak ftohtë po i madh e i vogël po shkojnë te sheshi. Sapo u ndezën dritat e pemës, qendra e kryeqytetit u bë destinacioni më i këndshëm për foto dhe jo vetëm. Personazhet e njohur e kanë mbushur Instagramin dhe Instastoryn plot. Një kapuç, një palë doreza të ngrohta dhe gati për në qendër.

(Estela me vajzat, foto nga Instagrami)

Estela me tre vajzat e saj, të voglën ende te barku, e bënë foton te pema. Meqë ishte fundjavë, ishin pushim, shkuan për të parë zbukurimet, që edhe ditën duken bukur.

(Aulona dhe Amara, foto nga Instagrami)

Edhe Aulona shkoi te sheshi. Ajo, bashkëshorti dhe Amara donin foto, por edhe të luanin te lojërat.

(Esdalini dhe Olesia, foto nga Instastory)(Olesia, foto nga Instastory)(Ola dhe Olesia, foto nga Instastory)

Siç edhe Olesia e Olës dhe Esdalinit. Ata e lanë djalin e vogël në shtëpi për të vajtur te pema. Olesia mezi kishte pritur për të luajtur te lojërat dhe me këtë rast u argëtua edhe Ola. Ato luajtën të dyja.

(Jonida Shehu dhe Kristal, foto nga Instagrami)(Jonida Shehu dhe Kristal, foto nga Instagrami)

Të dyja dolën edhe Kristal me Jonidën. Se edhe bebat e kuptojnë rëndësinë e festave dhe e ndjejnë atmosferën.

(Fatma Methasani, foto nga Instastory)(Fatma Methasani, foto nga Instastory)

Fatma Methasani shkoi natën. Vajzë e rritur ajo, se ka me merak të ftohtin. Termometri shënonte 5 gradë celsius, por ia vlente për të kapur ca pamje të bukura të dritave.

(Lori Hoxha, foto nga Instagrami)

Edhe Lori Hoxha shkoi te pema dhe bëri një foto artistike, nga ato me kurriz.

(Kiara Tito, foto nga Instagrami)

Kurse Kiara Tito, e kombinoi buzëkuqin me festën dhe zbukurimet e pemës dhe zgjodhi ditën për t`i bërë fotot.

Ka ditë plot deri sa të vijnë festat. Ka kohë edhe për foto me ditë, edhe për foto me dritë. E rëndësishme është që ka dalë moda dhe s`është më siklet të shkosh e të pozosh te pema.

1 komente në “Sipas vajzave të njohura, ky është vendi më në modë për fotot e Instagramit”

  1. Kaonia says:

    Ja dhe vipat shqiptar qe te gjithe e kane nganje kusheri ne fshat dhe su flasin kur i shikojne ne rruge se turperohen.Fileto dreri dhe nje primitivo per dreke si race e larte qe jeni.Damllaja qe su bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje