Basha i përgjigjet Ramës dhe ambasadorit Lu: Ka vetëm një mënyrë si mund të zgjidhet kryeprokurori

12 Dhjetor 2017, 12:51Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ftesës së përsëritur për bashkëpunim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Sërish Basha ka refuzuar ftesën e Ramës për bashkëpunim.

Përmes një deklarate Basha thotë së ka vetëm një mënyrë se si mund të zgjidhet kryeprokurori i ri dhe sipas kryedemokratit ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

DEKLARATA E BASHËS

“Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar.

Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.

Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake.

Ne mbështesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin.

Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta.” (TemA)

8 komente në “Basha i përgjigjet Ramës dhe ambasadorit Lu: Ka vetëm një mënyrë si mund të zgjidhet kryeprokurori”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Rama te respektoj kushtetuten duke e votuar prokurorin me numrin e caktuar qe dhe eshte ne kushtetute ku do te thot se, si mazhorance e voton pa i hyre nje therre ne kembe, meqense edhe Basha po e kerkon nje gje te tille.

  2. Treviso says:

    Lulzimja che Luan Rama kerkojne te ndertojne catine para themeleve dhe mureve.. Keto kerkojne te hiqen me katolike se papà.

  3. Kujtim Pushka says:

    Basha nje LLAPAQEN qe NUK e do reformen
    Sjell vetem Pengesa
    Zbatoni ligjet dhe zgjidheni prokurorin

  4. Loni says:

    Jam dakord me komentuesin ‘Treviso ‘

  5. Fatosi-kosove says:

    Po mire more lul berisha na thuaj ti cilen kushtetute ke respektuar ti kur shkarkuat Ina Ramen dhe vute llallen ne krye te drejtesise shqiptare,a do te thot kjo se kur ti dhe ju qeverisni kushtetuta e thot se ju keni te drejte te bani shkarkime e emrime me shumeicen e thjeshte edhe kur ju kishit vetem 71 vota si koalicion me LSI-vasilin,kurse tash qe Rama i vetem ka 74 plus tre te PDIU-s e nuk paska te drejte te beje zgjedhje sepse kushtetuta nuk e lejoka!!
    Po mire more lul po ty si te lejoka kushtetuta te bllokosh shtetin dhe te behen zgjedhje vetem siq thua ti,kush mullarin je ti more lul basha qe ia shkerdheve nanen keti vendi vetem pse ti dhe sali berisha duhet te perfundoni ne burg,o luloooo jo pse do Edi Rama o lul por se keni vrare njerez dhe keni vene ne krye te drejtesise vrases si ju qe tju mbrone juve dhe ti denoi te vraret siq bet me te vraret e 21 janarit,o luloooo a e kupton ti se ku e ke quar vendin,a e shef or faqezi se rreth teje ke vetem nje grusht kriminel e vrases si noka,salijani,strazimiri,halimi ,fazlliqi,dule por edhe mehlemi per plage bylykbasha qe aq mire di ti radhit nenet e kushtetutes kur ju konvenon juve dhe en te njejten kohe aq mire orvatet te thirret po ne kushtetute kur behet fjale per vrasjet qe keni bere,pra ju kishit te drejte te shkarkoni,te nderroni,te vrisni ,te i hipni kujt jua donte qefi sepse kushtetuta ju paska dhene juve,po cilen kushtetute e lexoni ju o lullloooo,ate te shkruar nga ti e sali berisha e qe vulosej nga ristani apo ate qe ekane bere ekspertet e vendit,ik more i mallkaur se jo vetem na turperove si komb por edhe u bere gazi i botes,duhet ta kuptosh lulooo se nuk je ti qe dirigjon natyren o lulooooo eshte dikush tjeter qe ti as nuk mund e heq as ta zevendeson pse thirreh ne “kushtetute” ,nje vraes si ti as qe duhet dhene mundesia per te diskutuar e lere me te behesh zgjidgja e kryeprokurorit,turp te kesh o i mallkuar.

  6. tani b. says:

    Rama po te jete i zgjuar te propozoje Llallen si Prokuror te Perkohshem, te shikosh ti si bie Luli dhe leshelia dakord menjehere.

  7. Ani says:

    . ORE, ky LULI , është apo bën?
    Si s’ka turp ky legen?!
    AMERIKA!
    Ky do dajak!
    S’merr vesh si njeri.
    Mos u dorëzoni ,ZOTI LU!!
    Kemi besim tej ju.
    Mos na lini në dorë të politikanëve tanë maskarrenj!!!!
    ????????????????????????????????????

  8. shqupisti says:

    Deklarata e bashes perkthehet: biem dakord po te vihet nje prokuror qe ti vere ne sergjen dosjet e shqupit, sikurse ka bere i famshmi dhalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje