Ish-ministri i kundërvihet Donald Lu: Ja dokumenti që tregon se reforma në drejtësi është e vdekur

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundër deklaratave të ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu në lidhje me reformën në drejtësi.

Manjani nxjerr një dokument që sipas tij, tregon se sa e vdekur është reforma që në nisje.

“Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën s’ka as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë insistimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra!”, shkruan Manjani në twitter.

Ndërkohë gjatë një aktiviteti të organizuar nga zyra e Avokatit të Popullit, ambasadori Lu tha se reforma në drejtësi nuk ka vdekur por se ka vdekur mundësia që politikanët e korruptuar të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë. (TemA)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Manjani-twitter-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Manjani-twitter.png","attachment_id":"812222"}]

2 komente në “Ish-ministri i kundërvihet Donald Lu: Ja dokumenti që tregon se reforma në drejtësi është e vdekur”

  1. ppa says:

    …sa per dijeni…Dobrushi eshte nga Skrapari !

  2. kashi says:

    po ta lesh ne doren tende do te mbaroi reforma ne drejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *