Nisma e re në Tiranë: Më jep qesen, të të jap një trastë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qytetarët e Tiranës janë surprizuar teksa iu drejtuan Pazarit të Ri për të bërë blerjet e fruta-perimeve.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë të re “Më jep qesen, të të jap një çantë”, e cila synon që të ndërgjegjësojë qytetarët për të ulur nivelin e qeseve plastike që janë një nga ndotëset më të mëdha të ambientit.

Të rinj vullnetarë kanë nisur tashmë punën tek Pazari i Ri.

Të gjitha zonjat që mbajnë një qese në dorë, mund ta shkëmbejnë atë me një trastë, e cila është mundësuar nga AADF.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, një zonjë po merr një trastë dhe po lë qesen që mban në duar.

Më 28 mars 2017, Bashkia Tiranë bashkë me disa nga administratorët e supermarketeve kryesore të Tiranës, nënshkruan marrëveshjen e parë për ofrimin e qeseve plastike me pagesë, e cila u vu në zbatim më datë 3 prill 2017. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me prodhuesit e bukës dhe pastiçeritë në kryeqytet.

Nga të dhënat e marra nga supermarketet si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit, reduktimi i përdorimit të qeseve plastike ka rënë në masën 60%. Heqja e qeseve nga përdorimi ne furrat e bukës nëpërmjet kësaj marrëveshje do reduktojë 1 milion të tilla në ditë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *