Nuk deklaruan shpenzimet gjatë fushatës elektorale, KQZ gjobit disa parti

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur disa parti politike për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

KQZ ka gjobitur me nga 2 milionë lekë PDIU dhe partia SFIDA për Shqipërinë.

Gjithashtu janë gjobitur me nga 1 milion lekë partitë PS, PD, LSI, PSD dhe Aleanca Demokristiane.

“KQZ vendosi sanksionin administrativ ne masën 2 milionë lekë subjektin Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe subjektin SFIDA.

KQZ vendosi sanksionin amdinistrativ në masen 1 milionë lekë për subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e KQZ. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *