PD komenton vendimin e Gjykatës: Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave, ja çfarë tregojnë dokumentet e publikuara në media

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka komentuar vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda për pezullimin e pasaportës së ish-ministrit Saimir Tahiri.

Përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, selia blu shprehet se Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias dhe se ka qenë  mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.

Ndër të tjera në akuzat e renditura, Alibeaj shfrytëzon edhe dekomentet e publikuara në media.

DEKLARATA E PLOTË

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Çdo ditë që kalon provon:

Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,

Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës

Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.

se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.

Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.

Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali.

Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit.

Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama! (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “PD komenton vendimin e Gjykatës: Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave, ja çfarë tregojnë dokumentet e publikuara në media”

  1. Luani says:

    E thene nga ju te PD eshte genjeshter. As guret sju besojne me.

  2. Happy says:

    A ju jeni engjejt? Rropte ku ti keni. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *