ANALIZA/ Misioni i (pa)mundur i Moravieckit dhe paratë e Evropës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Rosalia Romaniec

I orientuar te ekonomia, i mësuar me botën dhe jo patjetër i afërt me popullin: Mateusz Moraviecki, kryeministri i ri i Polonisë konsiderohet si program kontrasti me paraardhësen e tij.

Mateusz Moraviecki konsiderohet si talenti më i madh politik i partisë PiS në pushtet në Poloni – dhe njëkohësisht si e panjohura më e madhe. 49 vjeçari që bëri betimin të hënën si kryeministër i ri, ishte që student në vendin e duhur.

Ai u angazhua në ilegalitet në kohën e komunizmit dhe mori për këtë përsipër mundime, arrest dhe goditje. Kjo e bën atë sot të besueshëm për mbështetësit e vijës së fortë ideologjike në kampin nacional-konservator.

Në pikëpamje ideologjike, Moraviecki dhe shefi i PiS Jaroslav Kaczynski janë pranë njëri-tjetrit. Madje edhe kur ishte kryetar i kryesisë së një banke, kryeministri i ri u dërgonte sms të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, për t’u kujtuar një betejë historike kundër rusëve ose datëlindjen e heroit kombëtar Marshall Pilsudski.

Ai është i ri dhe konsiderohet modern, por politika e historisë, për të si edhe për Kaczynskin bën pjesë në shtyllat mbajtëse të shtetit kombëtar polak.

Të dy kritikojnë që Polonia nuk e ka rivlerësuar mjaftueshëm të kaluarën e saj komuniste, dhe që pas vitit 1989 atë e drejtoi kryesisht “establishmenti”.

Por pikërisht kjo mund të bëhet tani interesante: sepse si ish-bankier Moraviecki konsiderohet për shumë vetë përfaqësues i establishmentit.

Ndërrim i çuditshëm rolesh

Ndryshe nga zgjedhësit tipikë të PiS, ai flet gjuhë të huaja dhe i ka disa miliona në llogarinë e tij bankare, gjë që shtypi polak e përmend herë pas here.

Kryeministri i ri mund të negociojë në anglisht, në gjermanisht dhe në rusisht, ka studiuar histori dhe shkenca ekonomike, ka qëndruar për studime dhe praktika në SHBA dhe në Gjermani.

Për shumë vjet ai ishte anëtar i Këshillit ekonomik të Polonisë dhe hyri në PiS vetëm në vitin 2016.

Moraviecki është një njeri me përvojë botërore, por nuk është i afërt me popullin – ndryshe nga paraardhësja e tij Beata Szydlo, e cila konsiderohet si “nëna e fshatit”.

Si do të reagojnë zgjedhësit tradicionalë fshatarë ndaj kryeministrit me kostume fine të prera pas trupit, kjo është kryesisht e paqartë. Ndoshta, ndërrimi në krye fillimisht do të kushtojë disa vota. Prandaj ndoshta për këtë arsye u hoq dorë nga “reforma e madhe e qeverisë”, e cila qe lajmëruar.

Moraviecki dhe Szydlo ndërruan vetëm rolet – tani kryeministri është ai dhe ajo është zëvendësja e tij. Po pse qe i nevojshëm gjithë ky teatër – pyesin shumë vetë – kur partia në sondazhe ka gjithsesi 47 përqind të votave të zgjedhësve?

Jo shenjë besimi

Përtej këtyre shifrave të jashtëzakonshme në sondazhe, Polonisë i duhet të zgjedhë për momentin disa probleme. Në politikën e jashtme kërcënon izolimi: për shkak të shkeljes së sundimit të ligjit, Poloninë e kërcënon neni 7 i Marrëveshjes së Lisbonës (i cili parashikon si dënim maksimal heqjen e së drejtës së votës në BE), si dhe shkurtime në paratë që merr nga BE.

Që tani në Varshavë ia japin drejtimin Moravieckit, tregon se edhe atje e kanë kuptuar sa serioze është gjendja, edhe nëse për të nuk flet askush hapur.

Vetëm nëse Moraviecki ia del mbanë, vetëm atëherë mund ta reformojë PiS shtetin edhe më tej sipas shijes së saj dhe ta qetësojë popullin me dhurata bujare.

Për këtë asaj i duhen paratë e Evropës më shumë se kurrë, njësoj si investorë të rinj. Deri tani është e qartë që në buxhet mungojnë tetë miliardë euro.

Që Moraviecki nuk ka mundësi që në krye që të këmbejë ministra dhe që paraardhësja e tij i qëndron në krah si një mbikqyrëse, kjo nuk mund të shihet as si shenjë force, as si shenjë besimi. Talenti i madh i Varshavës është mësuar ndryshe.(DW)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *