Çfarë do të ndodhë me këtë PD në 2021?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka mbetet më thelbësore, në të gjitha pikëpyetjet e atyre që kontribuan dhe aderuan në Partinë Demokratike për plot 27 vjet rresht, (madje edhe të atyre që ishin ftuar në përvjetorin e partisë) është fakti se çfarë pritet të ndodhë me këtë force politike në 2021, pra katër vjet më vonë. Se çfarë ka qenë (ose çfarë ishte) Partia Demokratike e dimë, se çfarë ndryshoi, realizoi, dhe transformoi në afro çerekshekulli në jetën politike, dhe ardhmërinë e shqiptarëve, kjo patjetër dihet nga të gjithë. Por ajo që mbetet një hamendësi e pazgjidhur ende, mbetet fakti se çfarë do të ndodhë me këtë PD pas 4 vitesh, kur ajo të jetë “përballur” me sfida të reja jo vetëm me qeverisjen Rama, por edhe me sfidantët e kryetarit që u lanë jashtë qysh para 25 qershorit 2017.

Në 12 dhjetor, u mbushën 27 vjet që nga dita kur u plurarizua politika shqiptare duke krijuar shumëpartitizmin, të kryesuara nga fillimisht nga Partia Demokratike. Si gjithçka e bukur që lind në këtë vend, edhe në politikën e re shqiptare (konkretisht në PD) dihen faktet e pakontestueshme si u lanë mënjanë ata që guxuan të dalin të parët, duke patur një fat aspak të lakmueshëm. Ishin pikërisht ata që zbuluan lirinë, demokracinë, ata që zbuluan vlerat e vërteta të këtij populli, dhe që pastaj u larguan jo vetëm nga partia, por edhe nga Shqipëria.

Ky vend më pas përjetoi “terapi” të ndryshme (pjellë e fantazisë së PD) duke nisur nga “terapia shok”, dhe deri tek “terapi” të tjera që ndoshta do të kishin fshirë nga harta gjithë vendin. Por fatmirsisht kjo nuk ndodhi, jo për shkakun e pardesyve të “bardha” me të cilat identifikohej PD në fillimet e veta, por për shkakun e rizgjimit me pak vonesë të shqiptarëve. Ata u rizgjuan edhe pse besuan se “erdhi dita e lirisë e demokracisë”, ata u rizgjuan edhe kur firmat piramidale u zhvatën paratë e kursimeve, ata u rizgjuan edhe kur tentuan ti përçanin në fise dhe principata si në lashtësi. Dhe në të gjitha këto procese me pasoja dhe kosto për vendin dhe jetën e shqiptarëve, patjetër pjesë dhe “meritë” ka edhe Partia Demokratike. Por gjithsesi kjo parti që ka qeverisur jo pak, por mbi 16 vjet vendin, në nivel qëndror dhe vendor, ka patur edhe indikacionet e veta në politikën shqiptare.

Në 27 vitet e ekzistencës së saj, Partia Demokratike “ripërtëriti” strukturat e saj nga qendra deri në bazë, duke larguar vazhdimisht të “pabindurit“, “të shiturit”, “spiunët” , “komunistët” dhe duke i zëvendësuar me elementë besnikë të familjes, farafisit, krahinës, etj. Por paçka se brënda saj Partia Demokratike “zjente” nga lufta klanore, farefisnore dhe ideologjike, duket se diçka të bukur dhe me vlerë për jetën e shqiptarëve edhe e ka arritur, si heqja e vizave, apo anëtarësimi në strukturat e tjera euroatlantike, NATO. Gjithsesi PD deri në 2013, dihej se kishte një drejtues të forte, siç ishte zoti Berisha, kishte edhe një bosht politik drejtues që mbahej nga ai, i cili kishte edhe devijime statutore, por ama duke mbajtur në këmbë gjithsesi struktura të përmbledhura. E mirë apo e keqe, ishte ajo qeverisje e PD, që e bëri vendin pjesë të NATO-s, paçka se kishim afro 60 për qind të popullsisë të papunë, dhe një ushtri të shpartalluar, ku nuk i lanë gjë pa shitur dhe trafikuar, për tu pasuruar.

Bilancet tregojnë se, në 27 vjet nga PD u “vetëlarguan” shumica e të djathtëve që kishin shpresa në lirinë dhe demokracinë e ndershme, duke mbetur të zhgënjyer. Gjithsesi në 2013, pas humbjes së zgjedhjeve, epoka Berisha mori fund, pasi ai dha dorëheqjen, duke i hapur rrugën drejt “fronit” të kryetarit partisë (pa kandidat rival) Lulzim Bashës. Prej 5 vitesh PD drejtohet de jure nga një kryetar i ri, që erdhi në parti me ftesën e Doktorit, si anëtar nderi i KOP-it dhe pastaj si më kryesori në të gjitha kabinetet qeveritare pas 2005.

Zoti Basha duket se nuk do të kishte një rrugëtim të qetë, të qartë dhe të “artë” si kryetar PD, pasi qysh nga 2013 deri sot, ai dhe partia, kanë qenë një binom i pandarë humbjesh, dështimesh, kontestimesh, ballafaqimesh, duke rrezikuar seriozisht gjithçka të arritur nga Berisha, ku mund të veçojmë bashkimin. Vendimi për çadrën në bulevard, marrëveshja e paracaktuar me Ramën, dështimi kërkesave dhe ultimatumeve, bashkëqeverisja me socialistët e akuzuar prej tij si “trafikantë e të korruptuar”, zgjedhjet e qershorit 2017, humbja e thellë e tyre, si dhe rikandidimi kundër dëshirës së shumicës së anëtarësisë, ishin vendimtare në karrierën dhe jetën politike të zotit Basha dhe Partisë Demokratike.

Kjo u qartëzua edhe më shumë kur ndaj tij u “vërsul” edhe zoti Berisha, duke kontestuar listat, afrimin me qeverisjen, afrimin e emrave të panjohur, largimin e figurave emblematike, duke ofenduar rëndë edhe ata që ai i quajti “këshilltarët këqinj të Lulit”. Tashmë PD ndodhet në opozitë, por nuk po bën opozitën, dhe ndodhet në kushte dhe momente të vështira, pasi i mungojnë emrat e duhur në skalionin e parë të “ndeshjes” me qeverisjen, ata që do ti jepnin peshën kryesore kësaj partie edhe pse humbi thellë. Luli e ka vendosur tashmë, do të drejtojë Partinë Demokratike edhe pse dihet se me Ramën përballë , ai nuk mund ti elektrizojë dhe bashkojë më demokratët e zhgënjyer duke patur në rresht deputetë të panjohur, të papjekur, periferikë dhe euforikë. Ndoshta pikërisht me të “rinjtë” e tij, me shpresën e humbur dhe partinë e përçarë, ai do të shkojë besimplotë dhe krenar deri në 2021, për tu rikthyer sërish nga e para.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Çfarë do të ndodhë me këtë PD në 2021?”

  1. ilir hoxha says:

    ne 2021 PD do te kete ne rreshtin e pare klevisin e fariut, dhe gagacet e tjere, turp turp. PD duhet te ribashkohet dhe ringrihet ndryshe mbeti atje ku eshte. po e shkaterrojne gagacet.

  2. vang says:

    E futi PD Shqiperine ne NATO? -Ao NATO e terhoqi Shqiperine brenda vetes? Aman se na lodhet me kete ”””merite ”””’ te PD.

  3. Sara says:

    ky Ajazi pse e ka kaq merak se c’behet ne PD?!!

  4. LORA says:

    O prite Azem Galicen,,,ishte thirrja patriotike kunder armiqve te Kombit tone.
    Tash duhet thene ,o prite Vetting-un dhe implementimin real te drejtesise se drejte,,,per te marre pergjigjen se ku do te perfundoje banda kusaro-kriminale dhe antishqiptare shqup-se.
    TUNG.

  5. taraboshi says:

    O zoti Ajazi mos e co aq gjate deri ne 2021 por sa ta cojne Berishen ne Rec te Shkodres per disa pushime te gjata mbas 2 muajsh pa Berishen P .D ja do te shkermoqet fare sepse P .D ne e ka mbajt me force Berisha duke i kercenuar edhe me jeten e tyre .Pse me Lulin apo me Mulin a Paloken do mbahet ajo ?

  6. ka rendesi qe ne 2021 nuk do te jete as luli, as fariu qe e griu pd sa ishte ne qeveri ajo parti, dhe as langot e tjere. edhe nqs eshte luli , atehere rama do te rrije edhe 12 vjet tjera pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *