Manastirliu jep lajmin e mirë, shpërblime fundviti për pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe me ndihmë ekonomike

13 Dhjetor 2017, 12:51Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dha sot lajmin e mirë për të gjithë kategoritë në nevojë që do të përfitojnë shpërblimet e fundvitit.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi Paketën e solidaritetit për shpërblimin financiar për festat e fundvitit për kategoritë që kanë kanë më shumë nevojë.

Kemi vendosur të shpërblehen me rastin e festave te fundvitit në masën 20 mijë lekë të vjetra:

79.370 përfitues që trajtohen me ndihmë ekonomikë

67.311 përfitues, si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar

Këshilli i Ministrave vendosi të shpërblejë në masën 30 mijë lekë të vjetra kategoritë e personave që përfitojnë pension dhe trajtime të tjera financiare. Konkretisht, nga ky vendim përfitojnë:

498 242 persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe qyteti.

132.530 persona që marrin pension sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore”.

981 persona që marrin trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në miniera, në nëntokë dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.

3037 persona që marrin pension pleqërie sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, nëntokë”.

2250 persona që nuk përfitojnë pension por që trajtohen me shpërblim financiar si veteranë të LANC-it si dhe personat të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta apo që marrin pension social.

Fondi total që Qeveria ka vendosur të vë në dispozicion për shpërblmimin e fundvitit ka vlerën 2 miliardë e 253 milion lekë të reja.

“Kjo paketë solidariteti konfirmon edhe njëherë vëmëndjen dhe përkujdesin e qeverisë per ata që kanë nevojë për përkujdes dhe dhe mbështetje në këtë prag festash”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje