PD këmbëngul tek votimi elektronik, “çudit” Bylykbashi: Nuk i besoj elektronikës por letrës, problemet i dimë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Oerd Bylykbashi thotë se sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODHIR për reformën zgjedhore duhet të trajtohen me seriozitet.

Bylykbashi tha se votimi elektronik është një nga çështjet prioritare për PD-në edhe pse ai vetë deklaron se nuk i beson teknologjisë po letrës.

“Komisioni sapo ka nisur punën dhe duke qenë se çështja e përdorimit të teknologjive në votime, është një çështje që kërkon kohë e seriozitet.

Është koha më e mirë. Kjo konferencë përkon dhe me një nga vendimet që ka dhënë ky komision, për hartimin e planit të punës; për përdorimin e teknologjive në votim, dhe votimin e emigrantëve.

Ne do të na ndihmojmë që të marrim vendime kurajoze. Kjo është një zgjidhje globale që do të ndeshemi sot. Kush është në opozitë nuk kërkon që të shpëtojë zgjedhjet, por jemi para një çështje që Shqipëria do kërkoj ta zgjidh këtë çështje. Raporti i 2017e çon Shqipërinë në nivelet e 2001.

Pa i bërë analizën e këtyre zgjedhjeve, ne problemet i dimë, nuk fshihemi sot pas gishtit. Kemi bërë reforma dhe në fund kemi trokitur gotat dhe më pas kemi gjetur probleme.

Me vullnet mund të ecet përpara. Por problemet që ne i kemi trajtuar në lidhje me administrimin e zgjedhjeve nuk kanë ikur, por janë shtuar. Shit-blerja e votave është prioritet numër një, administrata, sa makina përdor shteti. Jemi par asnjë game shumë të madhe.

Për fat të keq, nëse në vitin 2009 i futën kartat e identitetit, menduam se e zgjidhëm problemin. Por në dy zgjedhjet e fundit, kemi hasur probleme me këtë. Karta e identiteti po përdoret për të ‘prenotuar’ votën e një zgjedhësi. Karta e identitetit po kthehet në mjet për blerjen e votës.

Sot votohet në emër të emigrantëve. Sot sistemi është pasiv. Në emër të personave të tjerë votojnë njerëz që nuk kanë lidhje me atë votë.

Administrimi i zgjedhjeve me të gjithë problematikat që ka, vazhdon të rendohet. Nëse një familje në Manzë të Durrësit i janë ofruar 1500 euro çerek ore para mbylljes së qendrave, nuk mohohet. Jemi para problemeve të cilat s’po lënë procesin të ecin para.” shprehet deputeti demokrat Bylykbashi.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “PD këmbëngul tek votimi elektronik, “çudit” Bylykbashi: Nuk i besoj elektronikës por letrës, problemet i dimë”

  1. LORA says:

    Une I besoj vetem letres,,,,ku qytetari nenshkruan me doren e tij vullnetin e vet.

  2. jam pa parti says:

    jeni jo jurist,por kokerr mashtruesi.deri tani na cate menderen me votimin elektronik,ti i pari.tani thoni se i besoj letres.ua kane thene me kohe qe votimi elektronik eshte me pobleme.ke degjuar per zgjedhjet ne amerike?sipas tyre ruset zgjodhen presidentin.ke degjuar per vjedhjet e bankave?e pra,kur vjedhin banka dhe sekrete shteterore, hakerat ,qe paguani ju dhe lsi, mund te vjedhin edhe votat dhe te deformojne vullnetin e popullit ne zgjedhje.sa per asetet shteterore dhe administraten,fajtore jeni ju.morret zv kryeministrin,6 ministra plus ato te lsi i bete 10.morret kqz dhe avokatin e popullit.dhe qaheni se ju vodhen?!me tkniket tuaj u bene zgjedhjet.i bije qe ,nese ka shkelje ato i keni bere 80 perqind ju,pd ,lsi.pse qaheni?sa emerime ne detyre beri karbinaja juaj?po ajo e financave?po strategu demiraj.4-5 muaj ne pune dhe vetem katraudhe bene.ndaj degjoni keshllat e urta,kthehuni nga rruga e djallit se zgjedhje do te behen prape dhe do te zhyteni me thelle per lesh rude.nuk e di se cfare shembulli ndershmerie iu jepni femijve tuaj ,se ju te medhejte jeni”hoj,hoj te gjithe njesoj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *